• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Debati për kryetarin e ri, Gazment Bardhi: Mbledhja e Këshillit e paligjshme

21 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kriza në PD po vijon të thellohet akoma më shumë kjo sa i takon dhe zgjedhjes së kryetarit të ri. Pikërisht për zgjedhjen e kryetarit dhe rikthimit si kandidat të Lulzim Bashës duket sikur ka një përçarje brenda kampit të PD-së. Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi pohon se tensioni aktual brenda partisë nuk është në interesin e askujt. Bardhi tha se mbledhja e Këshillit ishte jo ligjore, pasi iu hoqën kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë, teksa shtoi se nuk mund të bëhet palë me mendësinë e njëjtë të atyre që ka kritikuar për një vit e gjysmë, duke përmendur Sali Berishën.

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bënte mbledhjen jo ligjore. Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë.”- tha Bardhi.

I pyetur për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Bardhi tha se nuk merret me emra të përveçëm. Ai tha se është i shqetësuar të copëtohet edhe më tej. “Beteja s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Unë mendoja se do duhet ta linim pas sepse ishte metodë që na ndante e përçante. Partia vazhdon të copëtohet edhe më tej.” – thotë Bardhi.

Ndër të tjera, Bardhi tha se pse nuk e kishte komentuar vendimin e Këshillit që në momentin kur doli, madje parashikoi rrënimin e partisë nëse gjërat vijojnë kështu. “Doja ta besoja që ishte lajthitje ai projekt i PD që ishte i paligjshëm. S’e kam fryrë përçarjen, madje apeloj të kenë maturi dhe reflektim, Kështu siç po shkojnë gjërat, Rama merr 100 mandate ndërsa opozita zero.”- thotë Bardhi.

Për të paralelizuar gjendjen aktuale të PD-së, Bardhi tregoi një episod me kolegët e tij që janë pjesë e Rithemelimit. Ai u shpreh se pavarësisht se nuk e besonin që Berisha do ishte fitues, ata mbanin një qëndrim uniformë në televizon, gjë që ai vetë nuk e pranon. “Ne po sillemi si kolegët që shkuan nga Berisha. I pyesja drejtpërdrejt “A do dalë Berisha fitues?” Më thanë jo. Unë kam vendosur të them gjithnjë atë që besoj, qoftë në kamera qoftë në kafene.”- vijoi Bardhi.

Paraardhëse

Betohet një tjetër kryebashkiake në rradhët e PS, konstituohet edhe Këshilli

Pasardhëse

Olsi Bylyku dhe Egli Tako i japin “lamtumirën e fundit” njëri-tjetrit

Pasardhëse

Olsi Bylyku dhe Egli Tako i japin “lamtumirën e fundit” njëri-tjetrit

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.