• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Escobar: S’kemi qenë kurrë të vështirë ndaj Kosovës e të butë ndaj Serbisë

20 June, 2023
në Kosovë, Lajme
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gabriel Escobar, emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë të vështira ndaj Kosovës e të buta ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se të gjitha veprimet e SHBA-së për Kosovën, kanë qenë kundër kërkesave të Serbisë.

“Gjithçka që kemi bërë në 90 ditët e fundit dhe 15 vjetët ka qenë në favor të Kosovës. Serbia s’donte që ta njihnim, por ne e bëmë. Serbia s’donte kampanjë njohjesh, por ne e bëmë. Edhe në 90 ditët e fundit, Serbia donte t’i bënim presion Kosovës që t’i shmangë zgjedhjet, ne nuk e bëmë. Donte që të thoshim se zgjedhjet ishin të paligjshme, ne nuk e bëmë. Donte të thoshte se kryetarët ishin të paligjshëm, ne nuk e thamë dhe i njohëm. Sfidoj këdo që të më tregojë se ku kemi qenë të vështirë me Kosovën e të butë me Serbinë”, ka thënë ai duke shtuar se SHBA-ja e ka shtyrë Kosovën në çështjen e Këshillit të Evropës dhe se nga Kosova kërkon “koordinim të ngushtë”.

“Gjithashtu t’i kuptojë obligimet e veta ndërkombëtare. S’mendoj se kjo është diçka që ne ishim të vështirë ndaj Kosovës. Përkundrazi, e kundërta”, ka theksuar Escobar.

Escobari ka thënë se duhet lejuar komunat me shumicë serbe që të ofrojnë shërbime në gjuhën serbe për njerëzit që jetojnë atje.

Ka thënë se KFOR-i e ka mbështetjen e plotë të SHBA-së.

“Kosova duhet të veprojë në mënyrë të shpejtë dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Obligimet ndërkombëtare të Ohrit duhet të plotësohen”, ka deklaruar ai.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak ka thënë se mënyra e vetme logjike është rruga e normalizimit.

Ai ka thënë se nuk po përpiqen të jenë në mes të dyja palëve.

Sipas tij, për normalizim të marrëdhënieve duhet të ketë një formulë që ua lejon serbëve të kenë mbrojtjen e gjuhës dhe kulturës së tyre, por siç ka theksuar ai, në të njëjtën kohë duhet të respektohet edhe korniza kushtetuese.

Ka shtuar se ajo që është e nevojshme është të bëhet një statut që bazohet në modelin më të mirë funksionues të BE-së.

“Është një propozim shumë interesant që i akomodon shqetësimet e dy palëve. Ne shpresojmë që do të ketë pajtim mbi këtë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se KFOR-i nuk dëshiron që të qëndrojë në veri përherë.

“Nuk mendoj që kemi kohë për të qenë strategjikë. Pas vitit të ri Kosova nuk do të jetë në qendër të vëmendjes”, ka thënë ai, duke përmendur zgjedhjet e reja evropiane vitin e ardhshëm.

Paraardhëse

Çfarë u gjet brenda kampit? Çuçi: Nuk do i largojmë muxhahedinët nga Shqipëria

Pasardhëse

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku i MEK: Nga revolucioni te ardhja në Manzë të Durrësit

Pasardhëse

Çfarë përfaqësojnë muxhahedinët, historiku i MEK: Nga revolucioni te ardhja në Manzë të Durrësit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.