• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Vjosa Osmani kundër Albin Kurtit: Koha të ulemi e të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

17 June, 2023
në Kosovë, Kryesore, Rajon
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, shprehet optimiste për tejkalimin e mosmarrëveshjeve aktuale me partnerët perëndimorë.

Ajo thekson nevojën për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shpresëplotë se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA do të tejkalohen.

Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”.

Osmani vijoi se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të Quintit ndaj Kosovës.

Zgjedhjet e reja duhet të bëhen pa ndërhyrje nga Serbia

Përsa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani tha se kusht për mbajtjen e tyre është që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve.

“Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Sa i përket tërheqjes së forcave policore, ajo tha se Kosova tashmë ka propozuar që të bëhet një vlerësim i përbashkët i sigurisë së bashku meKFOR dhe EULEX, në bazë të të cilit do të bëhet tërheqja.

Por ajo theksoi se duhen vijuar përpjekjet e përbashkëta për sundimin e ligjit, për të gjetur kriminelët që ushtruan dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe të tjerëve.

Vuçiç është kthyer në strategjinë e vjetër

Mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe SHBA, ajo i shpjegoi me pakënaqësinë e vendeve partnere për situatën e krijuar në veri që nga 26 maji, kur nisën punën katër kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme të serbëve, më 29 maj, u lënduan një numër i madh ushtarësh të KFOR-it dhe civilë.

Përgjegjësia për situatën e krijuar megjithatë mbetet në Serbi, është e mendimit Osmani, e cila e akuzoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiç që është kthyer në strategjinë e vjetër që krijon krizë pas krizash, duke bllokuar suksesin dhe zbatimin e marrëveshjeve të dialogut.

“Serbët kishin instrumente të ndryshme që mund të ishin përdorur nëse do të donin të kontestonin legjitimitetin e kryetarëve të komunave që u zgjodhën. Por ata nuk përdorën asnjë nga ato mjete kushtetuese demokratike për ta bërë këtë”, u ankua presidentja.

Qasja e BE-së në dialog të jetë më e balancuar

Edhe dialogu, është e mendimit presidentja e Kosovës, duhet të jetë më i balancuar: “Mendoj se një nga arsyet kryesore pse kemi këto tensione gjatë gjithë kohës është edhe për shkak të zhgënjimit se si po shkon dialogu”, tha ajo në përgjigje të pyetjes së Deutsche Welles, në lidhje me rolin e BE-së si ndërmjetësues në normalizimin e marrëdhënieve me shtetin fqinj.

Kritikë pati Osmani ndaj vendeve aleate që nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia: “Ka pasur shkelje të vazhdueshme në këto dy muajt e fundit, që nga 18 marsi, kur u bë marrëveshja, por asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar një lloj deklarate nga Bashkimi Evropian duke thënë, po, kjo është një shkelje e marrëveshjeve. Mendoj se kjo po e inkurajon Serbinë që të mos kujdeset për procesin dhe po dëmton besueshmërinë e procesit të dialogut.”

Gabriel Escobar (SHBA)dhe Miroslav Lajçak (BE), të ngarkuarit me dialogun Kosovë-Serbi, në fillim të qershorit në Prishtinë me Presidenten Vjosa Osmani.

Kidnapimi i tre policëve kosovarë ishte një nga shkeljet e fundit të Marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjes ushtarako-teknike 1999, kujtoi presidentja e Kosovës.

Ajo falënderoi në mënyrë eksplicite vendet aleate, SHBA, Britaninë e Madhe, dhe Gjermaninë, që tashmë kërkuan lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të tre policëve kosovarë.

Asociacioni nuk duhet të jetë si Republika Srpska

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një nga kërkesat kyçe të partnerëve ndërkombëtarë në dialog, ajo tha se “jemi të gatshëm të bëjmë më shumë për serbët që jetojnë në vendin tonë, që ata të ndihen të barabartë, të ndihen të dëgjuar, të ndihen të përfshirë. Kosova është shtëpia e tyre. Por në të njëjtën kohë, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur çdo lloj modeli që do të ngjante me Republikën Srpska. Edhe një kushëri i largët i Republika Srpska është shumë i rrezikshëm për rajonin tonë”, tha Osmani.

Osmani kujtoi se konstrukte të tilla janë të rrezikshme, jo vetëm për rajonin, por për gjithë Evropën për sigurinë kolektive të Evropës si të tillë.

Ajo tha se Rusia ka interes për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor.

“Serbia po vepron me Kosovën sipas skriptit të Putinit. Është një kopjim i plotë i asaj që bëri Putin në 2014 në Krime. Ata shfrytëzojnë komunitetet pakicë, abuzojnë me to. I bëjnë ata të heqin dorën nga punët e tyre në institucione, krijojnë operacione false”.

Na janë dhënë garanci për liberalizimin e vizave

Sa për procesin e liberalizimit të vizave, ajo tha se nuk beson se ai do të ndalet, sikurse ishte aluduar nëpër media: “Na janë dhënë garancitë e siguruara nga institucionet evropiane se kjo nuk do të ndodhë. Të paktën deri tani. Kjo është pikërisht ajo që kemi dëgjuar dhe na është thënë, jo vetëm e dëgjuar nga të tjerët, por sigurisht, duke folur me institucionet evropiane”, siguroi presidentja.

Osmani ndodhet në Berlin me ftesë të presidentit, Frank Walter Steinmeier për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale (17-26.06.2023) për personat me aftësi të veçanta.

Por presidentja e Kosovës, e shfrytëzoi këtë ftesë për të bërë një sërë takimesh me aktorë të rëndësishëm politikë në Gjermani.

Ajo ndër të tjera pati edhe një takim në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut.

Paraardhëse

‘I nxjerr unë lopët në livadh, vetëm mos më martoni’, Emina Çunmulaj rrëfen si theu tabutë teksa jetonte në Tuz dhe kandidoi për modele

Pasardhëse

Shkarkimi, Safet Gjici ‘perandori’ financiare, kompanitë e themeluara prej tij 112 milionë euro tendera, njeriu kyç që i ka besuar bizneset në ndërtim, siguri dhe futboll

Pasardhëse

Shkarkimi, Safet Gjici 'perandori' financiare, kompanitë e themeluara prej tij 112 milionë euro tendera, njeriu kyç që i ka besuar bizneset në ndërtim, siguri dhe futboll

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.