• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Arjan Curri: Berlusconi kishte frikë vdekjen, si u përpoq të zgjaste jetën

13 June, 2023
në Botë, Kryesore
0
72
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Figura e ish-kryeministrit Silvion Berlusconi dhe gjurmët që la pas u diskutuan këtë të hënë në “Top Story” me analistë të ftuar në studio.

Sipas nënkryetarit të bashkisë Tiranë, Arbër Maznikut, Berlusconi la gjurmë si politikani që ridimensionoi komunikimin mes politikanit dhe qytetarit.

“I pari politikan europian i ridimensionimit të komunikimit publik në raport me qytetarin. Në vitet ’70 deri në fillim viteve ’90 ka pasur raport si ndërmjetës midis politikës dhe qytetarit. Ishte i pari që e theu, tha s’kam nevojë për media, do flas vetë me qytetarët. Ishte i pari për të vazhduar me ata që njihen si populistë. Sarkozi, Trump apo Johnson janë pjesë e të njëjtin spektër politik”.

Mazniku thotë se Berlusconi ishte politikani që e trajtonte pushtetin si qëllim në vetvete.

“I përket një kategorie politikanësh që e kishin pushtetin qëllim në vetvete dhe jo një mjet për të arritur qëllime të caktuara. Për të ishte qëllim në vet. Tha kam bërë biznes, media, tani politikë”.

Duke analizuar figurën e ish-kryeministrit italian në pikëpamjen filozofike, analisti Arjan Curri shprehet se Berlusconi kishte frikë nga vetja. Ëndrra e tij më e madhe ishte të mos vdiste, thotë ai.

“Mendoj se kishte frikë nga vdekja. Madje kishte interes të madh për zgjatjen e jetës. Nuk i mohonte kurrë ndërhyrjet estetike. Madje edhe raportet me gra më të reja, i kishte si iluzion për t’u ndjerë më i ri. Gjatë fundit të jetës, dha mijëra e mijëra euro për zgjatjen e jetës. Kjo më lë të kuptoj frikën nga vdekja. Ëndrra e tij më e madhe ishte të mos vdiste.

Nuk e di nëse momentet e fundit të Berluscon-it kanë qenë momente të lumtura”.

Silvio Berlusconi, njeriu që drejtoi katër qeveri në Italinë fqinjë, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare në spitalin ku u trajtua në muajin prill për një infeksion në mushkëri, të lidhur me një sëmundje të cilën nuk e kishte bërë publike më parë: leuceminë kronike.

Politikani dhe manjati i mediave pati qëndruar atëherë në terapi intensive për gati dy javë. Berlusconi kishte pasur probleme shëndetësore për vite me radhë.

Në fund të 2020-tës, ai qe infektuar me koronavirus, ndërsa në 2016-tën i ishte nënshtruar një operacioni në zemër. Në secilin rast, njeriu që formëzoi për dekada me radhë jetën politike italiane, qe shfaqur në publik i buzëqeshur pas probleme shëndetësore dhe shpresëplotë se më e keqja kishte kaluar tashmë.

Paraardhëse

Një nga personat më të pasur në Itali, paratë e Berlusconit do të ndahen mes fëmijëve

Pasardhëse

Fatos Nano shfaqet në festën e 32-vjetorit të PS (FOTO)

Pasardhëse

Fatos Nano shfaqet në festën e 32-vjetorit të PS (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.