• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berluskoni dhe shqiptarë, një mik në vite që ndikoi në afrimin mes dy vendeve

12 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Kryeministri italian dhe lider i Forza Italia Silvio Berluskoni mund të konsiderohet ndër ata politikanë botërorë që e ka e vlerësuar Shqipërinë si një partner strategjik në këto vite të tranzicionit drejt një shoqërie të hapur.

Më 23 Tetor të vitit 2002 Berluskoni realizoi vizitën e parë në Tiranë ku u prit nga ish-homologu i tij Fatos Nano. Ishte koha kur në qendër të vëmendjes së qeverisë italiane ishte lufta kundër trafikut ilegal të drogës dhe qenieve humane fenomen që vijoi me vite edhe pas kësaj vizite.

Italia nëpërmjet influencës së ish-Kryeministrit Berluskoni shtriu prezencën e saj ekonomike me investime në vendin tonë. Jo vetëm kaq, por si president i një prej klubeve më të famshme botërore të futbollit Milan ai ndikoi që kjo skuadër në muajin Shtator të 2009 të zhvillonte një ndeshje miqësore me Kombëtaren Shqiptare.

Në vizitën e dytë në Tiranë, Silvio Berluskoni u prit nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Dhe ishte pikërisht karizma e kavalierit që e ktheu Berishën në objekt të batutave, ironisë dhe shakave të tij. Gjatë vizitës që Berisha zhvilloi në Romë në muajin Shkurt të 2010, në konferencën e përbashkët për shtyp zgjodhi të fliste italisht.

Berlusconi e ironizoi me batuta rreth njohurive të mangëta në gjuhën italiane. Në këtë ditë që Berluskoni u largua nga jeta në moshën 86-vjeçare, vlerësime për të ka dhënë edhe politika shqiptare. Presidenti Bajram Begaj, në një postim në Twitter, shkruan: “Lajm i trishtë! Miku i shqiptarëve, Silvio Berlusconi, ndahet nga jeta. U prehtë në paqe!”

Ndërkohë një postim i ka kushtuar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron mik të shqiptarëve. “Lamtumirë President dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Kryeministri.

Ndërkohë ish-Kryeministri Sali Berisha, teksa vlerësoi figurën e Berluskonit, miqësinë e tij personale me të dhe kontributin ndaj Shqipërisë e shqiptarëve, mbajti në kujtim të tij 1 minutë heshtje.

Sipas tij, Silvio Berluskoni ishte një mik i madh dhe i çmuar i Shqipërisë, i Kosovës, i kombit shqiptar dhe i PD-së.

Paraardhëse

Studiuesja shqiptare zbulon raportin e saj me ish-kryeministrin italian: Berlusconi u trondit nga historia e Marie Tucit dhe At Zef Pllumit

Pasardhëse

Skandal, mësuesi shqiptar puth nxënësen brenda në klasë

Pasardhëse

Skandal, mësuesi shqiptar puth nxënësen brenda në klasë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.