• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rifitimi i patentës, Blendi Gonxhe: Drejtuesit e vjetër, kanë më shumë shkelje rrugore

10 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
366
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mund të kesh më shumë se 15 vjet në timon, por kjo nuk të bën një drejtues të mirë automjeti.

Vetëm  10.2 % e shoferëve që  kanë humbur pikët e patentës nga masat e Policisë Rrugore dhe janë rikthyer në auto shkollë  e kanë rifituar atë.

Shkelësit më të mëdhenj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor Blendi Gonxhe, i cilëson kështu.

“Janë ata qe kanë fituar një vetëbesim një siguri, janë ata  që mendojne se i dinë të gjitha,  janë zotër të rrugës, në përgjithësi këta janë shkelësit më të mëdhenj. Pra kjo kategori që e ka marrë leje drejtimin vite përpara, i bie  mbi 15 vjet në timon apo më shumë, ka dhe te rinj, shumë pak nga vitet e fundit. Moshat nga më të ndryshmet, datat e marrjes së lejedrejtimit nga më të hershmet.  Kemi drejtues që kanë marrë lejen para viteve 90, kemi shumë nga fillimi i tranzicionit, këtu është pjesa më e madhe e atyre që humbin leje drejtimit. Situata është e rëndë, kemi në një vit 460 qe kane humb lejet e drejtimit  nga masat e Policisë në rrugë, janë paraqitur ne DPSHTR për të marrë leje drejtimi dhe nga këta vetëm 47 ose 10,2% e kanë rifituar lejen”, ka thënë ai.

Kjo panoramë vjen një vit nga ashpërsimi i masave për drejtuesit e automjeteve. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit  Rrugor  apelon për kujdes.

“Është krijuar ideja se ne tani mund të bëjmë shkelje se ne paguajmë dyfishin dhe nuk na pezullohet leja e drejtimit dhe nuk ka hiqen pikët. Jo pikët ju hiqen. Pra duhet të bëjmë shumë kujdes se ky do jetë një komponet shumë i rëndësishëm i punës sonë. Të kontrollojnë herë pas here në e -Albania nivelin e pikëve të mos bëjnë shkelje të rënda  të sillen mirë se ky proces do ti kushtojë shumë kohë dhe para”, ka thënë Gonxhe.

Nëse pikët në patentë  u zërohen, kalvari që iu pret është i gjatë.

“Çdo rrëzim është vetëm një herë regjistrimi, testi dhe nëse nuk kaloni duhet të shkoni dhe njëherë në autoshkollë dhe përsëri në autoshkollë, sa herë nuk e kaloni testin. Pikët që ne marrim në fillim kur marrim  lejen e drejtimi janë 20,  nëse sillemi mirë shkojnë maksimumi deri në  26”, ka thënë.

Ndryshe nga më parë kur drejtuesit e automjeteve  pas humbjes së pikëve në patentë, i nënshtroheshin vetëm një testi,  tashmë  për të rifituar lejen e drejtimit shoferët duhet ti kthehen autoshkollës për herë të dytë.

Paraardhëse

Revoltohet keq Flutura Açka: Ju burrecë që përmendni emrin tim se jam pjesë e kthimit të Bashës, guxoni t’i kërkoni Berishës të tërhiqet nga PD

Pasardhëse

Draft për Asociacionin, Glauk Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk u ul të fliste me Kurtin

Pasardhëse

Draft për Asociacionin, Glauk Konjufca: Rama gaboi me draftin, nuk u ul të fliste me Kurtin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të miratojë një marrëveshje të propozuar këtë javë që do të sigurojë që TikTok në...

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.