• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“1800 shqiptarë të kthyer në 6 muaj”, Sunak: Plani ynë për frenimin e migracionit të paligjshëm po jep rezultate

5 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak tha të hënën se plani i tij për të ndaluar migracionin e paligjshëm po jep rezulate. Duke folur për mediat në Dover të Britanisë, zoti Sunak tha se numri i migrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla ka rënë me 20 për qind që kur qeveria e tij propozoi projekligjin për frenimin e migracionit të paligjshëm.

Zoti Sunak tha se pas marrëveshjes me qeverinë shqiptare për të ndaluar migracionin e paligjshëm, në gjashtë muajt e fundit, është bërë i mundur kthimi i 1800 migrantëve shqiptarë, ndërsa numri i atyre që përpiqen të hyjnë me anije në Britani ka rënë në mënyrë drastike.

Britania është përpjekur prej një kohe të gjatë për të frenuar migrancionin e paligjshëm, por zoti Sunak është i prirur të tregojë se plani i tij për të arritur marrëveshje me vendet e tjera evropiane për uljen e numrin të migrantëve dhe ashpërsimi i masave të qeverisë së tij ndaj kësaj dukurie, mund të japë rezultate.

“Mesazhi që dua të përcjell sot është se plani ynë ka nisur të japë rezultate. 5 muaj pasi njoftova planin, kalimet e paligjshme kanë rënë me 20 përqind krahasuar me një vit më parë”, tha Rishi Sunak , kryeministër i Britanisë.

Kryeministri britanik tha se falë marrëveshjes së arritur me Tiranën, në dhjetor të vitit të shkuar, autoritetet britanike po kthejnë në Shqipëri më shumë migrantë, ndërsa numri i migrantëve shqiptarë, që kanë hyrë me varka të vogla në Britani gjatë këtij viti ka rënë me 90 për qind.

“Në dhjetor arrita një marrëveshje me qeverinë shqiptare, sepse vitin e kaluar, thuajse një e treta e migrantëve që hynin më varka të vogla në Britani vinin nga ky shtet i sigurt në Evropë. Në gjashtë muaj ne kemi bërë të mundur kthimin e 1800 migrantëve shqiptarë. Më përpara, një në 5 kërkesa për azil vinte nga migrant shqiptar, tani raporti është 1 me 50. Dhe cilat janë rezultatet për këtë? Deri më tani, gjatë këtij viti, numri i migrantëve shqiptarë që kanë mbërritur me varka të vogla ka rënë me thuajse 90 për qind”, tha zoti Sunak.

Zoti Sunak i bëri thirrje parlamentit britanik që të miratojë projekligjnin e ri për ndalimin e migracionit të paligjshëm, sipas të cilit pothuajse të gjithë azilkërkuesit që arrijnë në mënyrë të jashtëligjshme në Britani me varka të vogla nga ngushtica e La Manshit, do të ndalohen pa kusht, përpara se të kthehen mbrapsht në vendin e tyre.

Projekligji pritet të shqyrtohet në Dhomën e Lartë të Parlementit, ku ligjvënësit mund të përpiqen të zbusin disa prej dispozitave të projekligjit.

Sipas projekligjit çdo migranti që hyn në mënyrë të paligjshme në Britani i ndalohet të kërkojë azil dhe autoriteteve u jepet e drejta të ndalojnë dhe të dëbojnë refugjatët dhe migrantët. Pasi të dëbohen atyre nuk do t’u lejohet më kurrë që të shkelin në Britani. Qeveria britanike thotë se projektligji do të frenojë përpjekjet e dhjetra mijëra njerëzve për të kaluar kanalin e La Mashnit me varka të vogla me shpresën se do të hyjnë në Britani.

Por kritikët, përfshirë dhe Agjencinë e Kombëve të Bashkuara për Refugjatët, e kanë cilësuar paketën ligjore të qeverisë britanike të pazbatueshme, ndërsa ka patur gjithashtu akuza se është në shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Paraardhëse

Tre hapat e PD-së zyrtare për ringritjen

Pasardhëse

Peci e quan Avdullah Hotin analfabet

Pasardhëse

Peci e quan Avdullah Hotin analfabet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.