• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Donald Trump mungon në dëgjesën e kandidatëve republikanë për presidentë në Ajova

4 June, 2023
në Botë, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qindra njerëz u mblodhën në Ajova, për të dëgjuar kandidatët kryesorë që synojnë të fitojnë garën brenda partisë Republikane, për të qenë kandidatura zyrtare për president.

Kandidatët republikanë synojnë të zgjerojnë bazën e mbështetësve të tyre, duke fituar votat e banorëve në këtë shtet, ku zakonisht zhvillohen beteja të forta elektorale.

Sidoqoftë, në këtë aktivitet u ndje mungesa e kandidatit kryesor republikan, ish-Presidentit Donald Trump.

Pothuajse të gjithë kandidatët republikanë që shpresojnë të kandidojnë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, u gjendën të shtunën në Ajova për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Senatorja Joni Ernst.

“Rruga drejt zgjedhjeve të vitit 2024 kalon nëpërmjet Ajovas”, tha senatorja republikane.

I pari nga kandidatët foli kolegu senator nga Karolina e Jugut, Tim, Scott.

“Ka ardhur koha që të kemi një president që jo vetëm beson tek Amerika, por që edhe ka përjetuar ëndrrën amerikane”, tha Senatori Scott.

Presidentin Biden, e kritikoi edhe ish-Guvernatori i Arkansasit, Asa Hutchinson.

“Po kandidoj për president për shkak se politikat e Joe Biden-it janë drejtimi i gabuar për Amerikën”, tha zoti Hutchinson.

Guvernatori, Ron DeSantis, vuri në dukje arritjet e tij në Florida.

“Në Florida ne zgjodhëm faktet mbi frikën, zgjodhëm arsimin mbi indoktrinimin, zgjodhëm ligjin dhe rendin mbi trazirat”, tha ai.

Edhe ish-Guvernatorja Nikki Haley gjithashtu, ngriti çështjet sociale gjatë fjalimit të saj.

“Ideja se kemi djem që luajnë në ekipet sportive të vajzave është problemi më i madh për të drejtat e grave në kohërat tona”, tha zonja Haley.

Ish-Presidenti Trump, i cili vazhdon të kryesojë në anketime, mungoi dukshëm në këtë aktivitet.

Megjithatë, aty ishte i pranishëm ish-Nënpresidenti Mike Pence, i cili pritet të njoftojë kandidimin javën e ardhshme, ndërsa mundohet të distancohet nga ish-eprori i tij.

“Duhet t’u rezistojmë politikave të personalitetit dhe joshjes nga populizmi, për të mbajtur më shumë parimet konservatore që u qëndrojnë kohërave”, tha zoti Pence.

Raundi i parë i votimeve paraprake të Partisë Republikane, do të mbahet pikërisht në Ajova, në fillimet e vitit 2024.

Paraardhëse

Krisje mes Luizit dhe Kiarës? Kristi: Pasioni fillestar po mbaron

Pasardhëse

Itali, sherr mes bandave, plagosen 3 shqiptarë

Pasardhëse

Itali, sherr mes bandave, plagosen 3 shqiptarë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.