• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj në Njësinë 10: Fitorja e 14 Majit, përgjegjësi e madhe për të bërë më shumë punë, me përulësi dhe mëngët e përveshura

3 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Turi i falënderimeve i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u ndal në Njësinë 10, ku ai tha se Partia Socialiste, e sheh fitoren e 14 Majit si një përgjegjësi të madhe, për t’ua kthyer mbështetjen qytetarëve me më shumë punë e besim.

“Ka dy mënyra se si mund ta menaxhojmë këtë fitore të madhe: Mund të themi se 60 mijë vota diferencë është fitorja më masive, më historike e një partie; ose mund të themi se një fitore kaq e madhe është edhe një përgjegjësi po kaq e madhe.

Shumica e popullit na e dha këtë përgjegjësi, ndaj duhet të sigurojmë që këto 60 mijë vota diferencë t’i kthejmë në 60 mijë mundësi komunikimi, në 60 mijë mundësi përbashkimi dhe në 60 mijë ide dhe projekte për ta bërë Tiranën më të mirë, jo vetëm për ata që na votuan, por për secilin prej atyre që votoi, pavarësisht se mendojnë ndryshe nga ne, për të treguar që ajo që ne na bën të fortë nuk është arroganca, por përulësia, mëngët e përveshura, fjala mbajtur dhe punët e kryera. Kjo është filozofia që do na bëjë fitues edhe në mandatin tjetër”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, duke iu drejtuar demokratëve, kreu i Bashkisë së Tiranës tha se askush nuk është i humbur, as ata që nuk votuan për skuadrën fituese.

“Thirrja ime për çdo demokrat është: Nuk keni humbur asgjë! Përkundrazi, keni fituar një skuadër, keni fituar një ekip, keni fituar një shoqëri të jashtëzakonshme, të atyre që vërtet duan të punojnë për qytetin.

Ndaj, doja që mesazhi që duhet t’i japim kundërshtarëve tanë është se ata nuk kanë humbur. Mund të kenë problemet e tyre, mund të kenë përçarjet e tyre, mund të kenë nevojë për kandidatë më të mirë, mund të kenë nevojë për më shumë organizim, por ata nuk kanë humbur”, tha ai.

Veliaj shtoi se Partia Socialiste është sot partia më e disiplinuar, si dhe forca më e organizuar e më patriotike, duke filluar nga organizatat, tek drejtuesit e forumeve, patronazhistët dhe aktivistët, që ishin risia e kësaj fushate.

Paraardhëse

Beniada feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Pasardhëse

A do e pranosh postin e kryetares? Tabaku tregon hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në PD

Pasardhëse

A do e pranosh postin e kryetares? Tabaku tregon hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në PD

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.