• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Rama podcast me sipërmarrës në agroturizëm: 3 histori personale të rikthimit nga emigrimi

3 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama, në episodin e 9-të të podcastit ‘Flasim’, kishte të ftuar tre sipërmarrës të cilët kanë krijuar tre destinacione speciale në Shqipëri, Mrizit të Zanave, Kazermës së Cerenit dhe Fustanellës, të cilët kanë një histori si çdokush personale, por një histori të lidhur me emigrimin.

Në fjalën e tij kryeministri Rama, i cilësoi ata si tre njerëz që pasi kanë marrë detet, janë rikthyer dhe kanë hapur tre rrugë të reja për t’u eksploruar, rrugë krejt të veçanta të shijes, të shijes shqiptare.

Ata janë Johana, Altini dhe Ismeti.

“Tre njerëz që pasi kanë marrë detet, janë rikthyer dhe kanë hapur tre rrugë të reja për t’u eksploruar, rrugë krejt të veçanta të shijes, të shijes shqiptare; Johana, Altini dhe Ismeti. Ismeti i kthyer nga Anglia, Altini i kthyer nga Italia, Johana e kthyer nga Greqia; Johana e Fustanellës në Petrelë, Altini i Mrizit i themi ne, i Mrizit të Zanave në Lezhë dhe Ismeti i Kazermës Cereni, më e fundit Kazerma, por më parë i Cerenit, katunari im nga Surreli”,- tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Shqipëria turistike nuk mund të jetë në asnjë mënyrë vetëm bregdet dhe në asnjë mënyrë vetëm maja mali për t’u arritur nga ata që kanë pasion alpinizmin.

“Shqipëria turistike duhet patjetër të jetë edhe shije që ka të bëjë me kuzhinën, që ka të bëjë me folklorin, që ka të bëjë me artin tradicional, që ka të bëjë më shtigjet e kulturës dhe që ka të bëjë me gjënë kryesore që është diversiteti i jashtëzakonshëm i peizazhit, domethënë është shumë, shumë e rrallë që në një vend kaq të vogël ti të gjesh kaq shumë gjëra në një distancë kaq të shkurtër, që nga maja e maleve me borë deri tek dy dete. Shqipëria ka dy dete. Lumenj, lugina, kodra fantastike dhe nga ana tjetër agroturizmi është edhe përgjigje në një aspekt tjetër, në aspektin e jetës ekonomike të pikave apo të zonave ku nuk ka bujqësi intensive”, u shpreh Kryeministri.

Sipas tij, nxjerrja në pah e çdo gjëje që natyra, fshati, etnoushqimi, etnokultura ka, është pa diskutim sukses

“Sepse në një botë ku turizmi është një industri që zhvillohet në mënyrë eksponenciale me pasurimin e Kinës, me pasurimin e Indisë, me pasurimin e vendeve afrikane, po rriten çdo vit me miliona turistët, çfarë kërkojnë këta? Këta do kërkojnë gjithmonë më shumë të gjejnë në çdo vend, atë që s’e gjejnë në një vend tjetër”, theksoi ai

Rama vuri në dukje se agroturizmi sot është një sukses

“Ne kemi rreth 200 agroturizme sot, nga thuajse asnjë, jo thuajse, po s’kishim asnjë agroturizëm dhe numri i turistëve që janë akomoduar aty ose kanë kaluar aty për të ngrënë, është i frikshëm që tregon se ju fitoni më shumë se ç‘deklaroni, por kjo është temë tjetër”, tha Rama.

Rama renditi edhe sfidat e këtij sektori në rritjen e cilësisë së shërbimit dhe shtimit të kapaciteteve hoteliere.

“Sfida jonë është si të rrisim cilësinë e shërbimit se ajo i sjell njerëzit për herë të dytë ose ajo bën që të vijnë dy të tjerë se ky që e mori shërbimin e duhur shkon edhe e shpërndan fjalën. Ashtu sikundër shpërndan dhe fjalën e keqe e pastaj ti digjesh. Ndërkohë që, sfida tjetër e madhe është rritja e kapaciteteve hoteliere edhe pse këtu ka një degë të industrisë, po e quajmë që është e gjitha nën ujë, që është AirB&B dhe pafundësia e apartamenteve që jepen për të huaj që vijnë e rrinë nëpër shtëpia e nuk shkojnë nëpër hotele. Ne e dimë këtë, por e kemi lënë si të thuash, le të shërbejë që njerëzit të fitojnë, të marrin, pavarësisht se pastaj prapë ankohen që nuk kanë nxjerrë gjë, po le të nxjerrin dhe në një moment të caktuar edhe ajo do formalizohet, por nuk është e lehtë në këtë fazë edhe po të duash ta formalizosh”, u shpreh Rama.

Paraardhëse

E rëndë, vritet me armë zjarri 20-vjeçari shqiptar në Itali

Pasardhëse

Xhesika Berberi rrëfen vështirësitë hasura në Amerikë: Më paragjykojnë prej bukurisë

Pasardhëse

Xhesika Berberi rrëfen vështirësitë hasura në Amerikë: Më paragjykojnë prej bukurisë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.