• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Bugajski: Deklarata e Blinkenit ishte naive, SHBA të marrë masa ndaj Serbisë

31 May, 2023
në Kosovë
0
19
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njohësi politikës në Ballkan, Janusz Bugajski, ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

‘Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke larguar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve, por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto’, deklaroi Bugajski.

Më tej, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj. ‘Pra duke se ka një ndërhyrje me dy anë të ndryshme. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion’.

‘Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës’, sqaroi më tej Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

‘Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi’, deklaroi Bugajski, teksa shtoi se më pak se kaq do të kemi probleme të përsëritura, sidomos nga ana e Serbisë,e cila do ta destabilizojë situatën dhe do të pengojë çfarëdo lloj marrëveshjeje përfundimtare mes dy vendeve.

‘Uashingtoni duhet të bëjë një hap prapa, të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodh. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje’, ishte përgjigja e Bugajskit lidhur me atë se në ç’pikë janë raportet me SHBA-së dhe Kosovës.

Për kritikat e administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një shtet që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.

‘Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme’, sqaroi më tej Bugajski.

Për deklaratën e kryeministrit kundrejt sekretarit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështetë plotësisht.

‘Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodhë është naiv.

Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo dot ë vazhdojë të ndodhë, pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë një shtensionim të situatës’, deklaroi Bugajski

E për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose i përket institucioneve të saj, ose nuk i përket. ‘Uashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë me institucionet e saj në të gjithë territorin apo t’i lëmë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla’, ndërsa ai e krahasoi me Luginën e Preshevës, në kërkesat e ngjashme.

‘Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe nëse nuk ndodhë kjo do të kemi më shumë konflikt’, deklaroi Bugjaski.

Mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Bugajski kritikoi këtë këndvështrim të opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet ajo. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë. ‘Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë’, deklaroi Bugajski në RTK Prime.

Ai, më tej shtoi se ‘një front i bashkuar brenda Kosovës i ndihmon jo vetëm opozitës si të tillë, bile edhe në Serbi, por ndihmon të gjitha forcat që dëshirojnë ta shohin Kosovën si të suksesshme’.

Shtensionimi i raporteve SHBA- Kosovë

Lidhur me raportet SHBA-Kosovë, Bugasjki shpreh besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja. Bugasjki kritikoi administratën e Biden-it për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi.

Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiçit për ta përdorur situatën në Kosovës për të ruajtur pushtetin vet, përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në serbi që të krijohet një pushtet tjetër.

Bugasjki në fund tha se administrata Bidenit mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që, sipas tij, është politikë e dështimit. /RTK

Paraardhëse

“Një këngë me Sabianin së shpejti”, Keisi Medini zbulon disa detaje nga jeta private pas “BBVA”

Pasardhëse

Butrint Imeri parkon gabimisht veturat e tij, policët i vendosin gjobë

Pasardhëse

Butrint Imeri parkon gabimisht veturat e tij, policët i vendosin gjobë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.