• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Analisti i njohur sulmon ashpër kryeministrin, ja si e përdori prokurorinë dhe policinë Rama në çështjen Beleri

26 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Enton Abilekaj fajësoi kryeministrin Rama për vetëgjyqësi me rastin “Beleri”, duke e akuzuar se përdori prokurorinë dhe policinë si patronazhistë të PS-së dhe anashkaloi SPAK-un që merret me krimet zgjedhore.

“Unë them të merremi me shtetin ligjor në Shqipëri, jo me emra të përveçëm. Për dy javë rresht në një emisionin investigativ në Shqipëri ka patur regjistrime të kryetares së bashkisë së Roskovecit e cila shantazhonte, pushonte nga puna, i kërkonte të mos dilnin në votime atyre që shkonin te mitingu i PD-së. SPAK mund të niste nga kjo indicie një hetim. Shkoi Flamur Noka për të hapur hetimin, pasi dy javë rresht e pa gjithë Shqipëria se si kryetarja e bashkisë së Roskovecit shantazhonte që të mos dilnin në votime.

Çfarë ndodh në Himarë tani? Për mua, Beleri nuk duhej të kandidonte me vendim gjykate sepse ai ka bërë thirrje antikushtetuese. Duhet të ishte marrë ky vendim gjykate. Kjo u bë vetëm në momentin kur Edi Rama pa që mund të humbiste atje dhe nuk është e vërtetë që pronat i merr sepse ka kadastër atje dhe organizimi i Omonias e pengoi për një farë kohe.

A është Rama i interesuar që Himarën të mos e marrin grekët, se grekët do ta bëjnë Himarën Greqi? Jo, sigurisht që ai s’e vret mendjen fare për këtë gjë dhe as ekziston një rrezik i tillë konkret për një zonë të izoluar. Ata që bëjnë thirrje progreke, hegjemoniste, janë një minimum, janë shumë pak. Fredi Beleri fitoi prej votave të Vranishtit, Tërbaçit dhe fshatrave të Labërisë, jo të Himarës, sepse atyre u erdhi në majë të hundës nga ky që ishte.

U krijua një histori për tekat e Edi Ramës, me Policinë e Shtetit që infiltroi një qytetar dhe për përgjimin e tij duhet të merrte lejen e gjykatës Speciale, SPAK-ut, ku është juridiksioni i krimit zgjedhor. I gjithë hetimi është bërë për Edi Ramën, me urdhër të Edi Ramës. Dhe ne sot bëjmë hero një njeri që duhej ta refuzonim të gjithë, edhe për kryetar bashkie, edhe për qytetar. Edi Rama bën vetëgjyqësi në këtë vend dhe ne duyhet ta refuzojmë të gjithë.

Hero Fredi Belerin e ka bërë Edi Rama, duke shkelur ligjin për të bërë vetëgjyqësi me një qytetar, ka përdorur prokurorinë dhe policinë, si patronazhistët e PS-së”-tha Abilekaj.

Paraardhëse

Spartak Ngjela: Ja çfarë fshihet pas rikthimit të Lulzim Bashës dhe ‘kleçka’ që e ndalon Berishën të drejtojë PD

Pasardhëse

Keni plane për fundjavën? Meteorologia tregon si do të jetë parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Pasardhëse

Keni plane për fundjavën? Meteorologia tregon si do të jetë parashikimi i motit, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.