• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Komision Hetimor për farsën elektorale”, Berisha del me denoncimin e fortë: Bandat u sollën nga Dubai dhe kriminelët u liruan nga qelitë

24 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në zgjedhjet e 14 majit përdori bandat për të terrorizuar qytetarët.

Gjithashtu Berisha denoncoi raste të blerjes së votave, ndërsa theksoi se bandat u dërguan nga Dubai, ndërsa kriminelë u liruan nga qelitë.

Sakaq ai shtoi se lidhur me këto situata do të përgatitet me urgjencë një Komision Hetimor Parlamentar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Ne kemi vendosur dhe do të ndjekim rrugën ligjore. Pa asnjë lloj reflektimi tjetër përveç atij se shprehu Rama se kodi zgjedhor është kinezëri për KQZ, për gjykatën që ka ngritur SKAP-i i partisë është institucioni më i skllavëruar, çdo padi e jona është hedhur poshtë me absurditet pa asnjë bazë ligjore nga SKAP-i i partisë. Për të rëndësi ka urdhri i Ramës dhe jo Kushtetuta apo Kodi Zgjedhor.

Marrim rastin e blerjes së votës, SKAP-i thotë kjo lejohet në zgjedhje lokale sepse kështu ka thënë KQZ. A ka dhunim flagrant të ligjit se sa ky? Kushtetuta kurrë nuk mund të ndajë vlerën e votës për zgjedhje të përgjithshme apo për zgjedhje lokale. Të gjitha çështjet e dërguara janë kthyer mbrapsht pasi porosia është e prerë, ata mund të jenë vetëm mburojë e narkoshtetit karteleve të drogës dhe bandave të tyre. Duhet me urgjencë të përgatisim kërkesën për Komision Hetimor Parlamentar për këtë farsë më e turpshmja elektorale në historinë e Europës. Ne po përgatisim raportin, bota e krimit u vërsulet qendrave të votimit. Pati lirime nga burgu, u përdor vota e të burgosurve për të marrë mandate, burgje që votonin 100% njësoj si në diktaturë. Në burgun e grave në Tiranë 45% e votave për hajdutin Veliaj. Ulsi Manja është një kriminel elektoral, ka përdorur administratën e burgjeve. Në krye të krimit qëndron Salillari me Rrok Gjokën. Salillari është kapur në flagrancë me blerje votash. Rrok Gjoka merr në patronazh qendër votimi në Bulqizë dhe ndërhyn fuqishëm. Belinda Balluku ka terrorizuar zonën, në takimet e saj, ajo ndante qendër votimi me biznes. Janë përdorur forma të ndryshme. Në Klos demokratët e kapën tjetrin në makinë që mbante para, policia e fshihte kriminelin elektoral. Në Librazhd ndihmat ushqimore ndaheshin haptas, liheshin në supermarkete nga ish-shoferi i Taulant Ballës. Bandat në qytetet e mëdha u hodhën në një sulm të egër, të gjitha në regjinë e Edi Ramës.”-shprehet Berisha.

Paraardhëse

Disfata e madhe në 14 maj, Berisha merr hapin e ri të fortë

Pasardhëse

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik

Pasardhëse

Bledi Mane tha se ‘banorët e kishin harruar Nitën te ngrirja, Ronaldo Sharka bën reagimin epik

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.