• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Morën votat, tani i rrisin rrogën vetes”, Fuga ‘shpërthen’ për pagat e reja të deputetëve: Turp kolektiv

23 May, 2023
në Kryesore
0
122
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Akademiku Artan Fuga ka reaguar lidhur me votimin e sotëm në Komisionin e Ekonomisë ku u miratua veç të tjerash edhe rritja e pagave për deputetët dhe ministrat.

Sipas tij kjo që ka ndodhur është një turp kolektiv i deputetëve që pasi morën votat e popullit, u bënë bashkë dhe rritën pagat e tyre.

Statusi i Fugës:
Rritja e rrogave me katapultë, siç hidhet lart katapulta me pilotin e një avioni në rënie pikiatë, pra rritja e pagave për deputetë dhe ministra, apo zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, jashtë një ngritjeje në po ato përmasa të pagave të të gjithë atyre që punojnë, për pensionet dhe ndihmën sociale, jashtë një ngritje reale ekonomike, është:

– e padrejtë, po se po,
– kur nuk lidhet me cilësinë e punës të atyre që përfitojnë, nxit gomarllikun, budallallikun dhe parazitizmin
– shtrenjton jetesën për të tjerët duke hapur hendeqe sociale që rrezik nuk janë në këto përmasa në asnjë vend të botës

– krijon një shtresë që e përbuz popullin, ndërkohë që gjoja duhet të jetë në shërbim të popullit,

– nxit karrierizmin dhe përuljen ndaj shefave, dhe o burra, bëhuni deputetë, dhe në një farë mënyre me këto paga deputetët e opozitës blihen me parà

– dheeeeeeeeeeeeee, veç faktit që nxit emigrimin nga ndjenja e padrejtësisë, si edhe krijon shpërpjesëtime mes profesioneve, sepse në fakt kështu ai që merret me politikë është tre ose katër herë më i paguar se i paguari në një punë jashtë politike.

dheeeeeeee veç që është një turp kolektiv t’i rrisësh pagën vetes, dhe të krijosh kushte luksi si në Edenin ku shtriqeshin dhe shtriheshin Eva me Adamin,

nxit bllokimin e trurit,
Në vend që nga 140 deputetë, t’i bëjnë 50, se aq mjaftojnë dhe janë në përpjesëtim me frymët e popullsisë sipas vendeve të BE!

e mbi të gjitha, sikurse do ta kishte thënë shkrimtari im më i preferuar shqiptar, Jakov Xoxa, nxit përbuzjen që zbret nga lart poshtë, më shumë se është tani, ku shtresave të larta u vjen ndot nga populli,

por edhe nxit urrejtjen nga poshtë lart, që shprehet me përbuzje, arratisje, mosvotim, e gjithçka tjetër!
Turpi i madh është se pasi morën votat, pozitë dhe opozitë, tani rrisin rrogat pas kurrizit të qytetarit!

Dhe duan që njerëzit t’i votojnë pastaj! Jo më kot qeveriset me votën e jo më shumë se 20 përqind të shqiptarëve, pra me legjitimitetin që të jep vota e 1 ndër 5 shqiptarë!

Pra, ata që kanë privilegje. Kjo quhet oligarki (sipas Aristotelit).

Paraardhëse

Përgjaket sërish Kisha e Laçit! Rojet përplasën me shitësit ambulantë

Pasardhëse

“Ndizen” shpresat për jetë në tjetër planet, ekspertët zbulojnë provat se një lumë i madh rrjedh në Mars

Pasardhëse

"Ndizen" shpresat për jetë në tjetër planet, ekspertët zbulojnë provat se një lumë i madh rrjedh në Mars

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.