• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit/ Celibashi pritet të Certifikojë fitoret e Veliajt dhe Sakos

21 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pritet që Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të miratojë tabelat përmbledhëse zgjedhore për 2 nga bashkitë më të rëndësishme, ku u përqendrua gara e 14 majit, në Tiranë dhe në Durrës.

Mbledhja publike pritet të nisë rreth orës 12:30.

Kujtojmë se Bashkinë e Tiranës Kandidati i PS, Erion Veliaj, mori një fitore të thellë, i cili mundi me një diferencë mbi 58 mijë vota Belind Këlliçin e koalicionit ‘berisha-Meta.

Veliaj mori 54.69% (158.688 vota). Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi, e ndjek në vendin e dytë me 34.58%(100351), me mbi 58 mijë vota diferencë.

Kandidat i tretë u rendit Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë, i cili ka marrë 4.77% të votave ose 13835 vota.

Roland Bejko i PD-së ka marrë 12.388 vora ose 4.27%. Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka marrë 0.73% ose 2104 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 0.97% ose 2807 vota.

Ndërsa sa i përket garës për Këshillin PS ka fituar bindshëm me 34 mandate ose me 50.41 % nga 61 në total. Socialistët janë ndjekur nga BF me 15 mandate 23.29 % të votave. Partia Demokratike, renditet forcë e tretë me 6.79 % të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani.

Ndërsa, PSD numëron 3 mandate ose me 4.38 %, Lëvizja Bashkë, Nisma Thurje, PDIU, LZHK dhe PR marrin nga 1 mandat. Bashkë Fitojmë, humbi një mandat në Këshillin e Tiranës dhe ja mori PSD, e cila nga 2 mandate u rrit në 3.

Ndërkohë që në bashkinë e Durrësit fituese është shpallur Emiriana Sako, e Partisë Socialiste, e cila kishte përballë Igli Carën e Koalicionit Bashkë Fitojmë.

Sako ka siguruar fitore të thellë me 9721 vota diferencë. Ajo mori 55.57% të votave ose 48451, krahasuar me 44.43% të votave që mori Cara ose 38743.

Sa i përket garës për këshilltarë PS ka marrë 28 mandate ose 50.56%, BF ka marrë 13 mandate ose 24.54%, PD renditet e treta me 5 mandate ose 9.35%.

PAA e Agron Dukës ose 6.20% dhe 1 mandat ose 2.70% ka marrë PSD e Tom Doshit.

Ditën e djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor, ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë.

Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli.

Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo.

Po ashtu, u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët garuese në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.

Paraardhëse

Rama darkë me djalin e Soros në Tiranë: Folëm për Shqipërinë dhe rajonin

Pasardhëse

Tiranë, bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

Pasardhëse

Tiranë, bie nga pallati në ndërtim, humb jetën punëtori

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.