• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tragjedia me nxënësin e vrarë në Gramsh, drejtoresha e shkollës me lot në sy: Fationi është rritur në sytë e mi

17 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
263
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtoresha e shkollës “Asllan Shahini” në Gramsh, Adriana Hasa, ka folur në lidhje me tragjedinë që tronditi qytetin ditën e djeshme, nga ku mbeti i vrarë me thikë nxënësi i klasës së nëntë Fation Bici 16 vjeç dhe i plagosur kushëriri tij, Marko Liçi.

Fationi humbi jetën, dje vetëm pak minuta pasi doli nga shkolla kur një grup adoleshentësh katër ( të arrrestuar tashmë) i bën pritë kushëririt të tij Marko Liçi për një mosmarrveshje në rrjetet sociale që e kishte zanafillen disa javë më parë.

Fationi ndërhyri për të mbrojtur kushëririn, por e pësoi vetë. Drejtoresha e shkollës Ardiana Hasa, ku Fationi ishte nxënës është shprehur se kjo është një ngjarje që i ka tronditur të gjithë, sipas saj 16 vjeçari fatkeq ishte shumë djalë i qetë.

Drejtoresha thekson se e ka njohur Fationin që në kopsht, dhe gjatë gjithë këtyre viteve ajo ka parë rritjen e tij dhe asnjëherë nuk e ka qortuar për asgjë.

“Ngjarjen e mësova nga telefoni nga nëndrejtoresha pasi ajo ka qenë dhe e para që ka marrë lajmin. Më ka thënë se nxënësit e shkollës sonë ishin zënë me thika, pastaj jemi nisur te urgjenca të gjithë bashkë pasi kishte mbaruar mësimi dhe aty tentova që të takoja mjekun kirurg por nuk e takova, pasi fola në telefon më konfirmoi se kishte ndërruar jetë. Sipas nxënësve të tjerë ato janë takuar në një fushë basketbolli në mes të lagjes, ku pas një debate me tone të larta, ku janë shqetësuar banorët e lagjet dhe dikush ka dalë dhe ka kërkuar që të pushojnë, pas 10 minutash janë dëgjuar thirrjet për ndihmë, ku Fatjoni sipas banorëve ka bërë katër hapa dhe më pas është rrëzuar. Banorët kanë qenë ato që e kanë thirrur edhe ambulancën. Unë Fatjonin e kam marrë në kopsht e kam rritur me sytë e mi, dhe asnjëherë nuk e kam thirrur dhe ta qortoj për një gjë Fatjonin”, ka thënë ajo.

Paraardhëse

“Jam Erion Veliaj dhe më duhen 70 mijë euro”, si 52-vjeçari nga Tirana u përpoq të mashtronte biznesmenin shqiptar

Pasardhëse

Humbi zgjedhjet, Meta nuk pranon rezultatin: Gomerët e Ramës s’do vjedhin të qetë

Pasardhëse

Humbi zgjedhjet, Meta nuk pranon rezultatin: Gomerët e Ramës s’do vjedhin të qetë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.