Gazetari Blendi Fevziu, ka folur sot përmes një lidhjeje direkte nga Kavaja, sa i takon procesit zgjedhor, ku u shpreh se PD pas 14 Majit, pritet të rikthehet pavarësisht rezultatit.
“PD dhe po flas për grupimin e Berishës natyrisht që do ketë një rikthim. Po rikthehet, opozita braktisi zgjedhjet lokale të 2019-ës dhe unë e kam konsideruar largimin nga Parlamenti dhe largimin nga zgjedhjet lokale si një nga gafat dhe gabimet politike që do t’i japë kosto afatgjatë PD-së. Që ndikoi në humbjen e saj në 2021-in, që po ndikon sot për një rezultat shumë ndryshe, për të bërë sfidantin tani është shumë e vështirë, por nga ana tjetër pritet që PD të rikthehet sepse po merr pjesë në zgjedhje dhe këshillat bashkiakë do jenë me dy ngjyra dhe natyrisht një numër bashkish në Shqipëri do i marrë PD. Marrim parasysh historinë elektorale të Partisë Demokratike, sa ka fituar në zgjedhjet e 2015-ës. Krahasimi do bëhet me 2015-ën dhe me votat në qarqe në 2021-in. Duhet parë se ku do të jetë beteja, ka rëndësi që është një betejë që po bëhet dhe në jug mes përfaqësuesve të forcave politike”.
Sipas Fevziut, tanimë PD e Berishës do të ketë përfaqësimin e saj në institucionet vendore dhe këshillat bashkiakë nuk do jenë vetëm me përfaqësues të mazhorancës.
“Ne nuk kemi caktuar një deadline që ky është rezultati pozitiv apo negativ, në zgjedhjet lokale secila palë sheh anën pozitive të saj. Për PD e rëndësishme është që të rikthehet në institucione ku mungonte, edhe pjesa tjetër e PD-së do i duhet të rikthehet te pjesa më e madhe dhe të bashkëpunojë për 2025-ën”.
Për Himarën, Fevziu u shpreh se nuk është një zonë kaq e ndjeshme zgjedhore. Ai theksoi se fushatës atje u tentua qëllimisht t’i jepeshin ngjyra të tilla nacionaliteti.
“Himara nuk ka qenë kaq e ndjeshme, zgjedhjet e 2000-it unë i kam ndjekur kanë pasur ngjyra etnike. qe prej vitit 2003 edhe kryetari i bashkisë ka qenë shumë korrekt në raportet dhe për të administruar projektet. Deklarimet në gjykimin tim janë të pamenduara, të padrejta. Arrestimi i tij duhet argumentuar, por për vjedhjen e votave ka pasur shumë denoncime dhe protagonistë nuk mjafton të gjesh vetëm një person. Por, nga ana tjetër tentativa për ta kthyer Himarën në një betejë nacionalist betejë për helenizimin është e panevojshme për himariotët vetë. Një njeri që e kthen fushatën te këto terma të harruara prej 23 vitesh, tregon që kjo është një histori shumë negative dhe një tentativë e shtyrë për të hapur tematika të harruara në Shqipëri”.
Diskutime rreth kësaj post