• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Dibra lagje Tiranë”, Berberi: Me përfundimin e tunelit të Murrizit, distanca shkurtohet me një orë

13 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
149
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Drejtori i Autoritete Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, këtë të shtunë në një intervistë të dhënë në “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me përfundimin e rrugës së Arbrit.

Berberi në fjalën e tij, është shprehur se është për t’u theksuar fakti se tashmë dibranët për 90 minuta mund të arrijnë në Tiranë, duke e bërë një zonë shumë të aksesueshme edhe për vizitorët.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se me hapjen e 300 metrave të fundit të Tunelit të Murrizit, Dibra do të bëhet një lagje e Tiranës, ku të gjithë do të mundët që për vetëm një orë të shijojnë natyrën e bukur të këtyre zonave.

“Rruga e Arbrit është një ëndërr e vjetur që ka nisur dhe presim që të mbarojë shumë shpejt. Kemi mbaruar një pjesë të madhe të këtij aksi, aktualisht po punojmë në tunelin e Murrizit që është më i madhi në këtë aks. Jemi në 300 metrat e fundit, pasi dihet se gjeologjia e tij ishte shumë e vështirë. Jemi në Klos me dy urat atë të Fshatit Fshat dhe Ura e Vashës, para pak ditësh kemi hapur dhe pjesën nga Klosi në Bulqizë pjesën e Planit të Bardhë.

Janë mbi 130 mijë banorë në të gjithë qarkun që përfitojnë nga ky aks, por që është një aks që mund të aksesohet edhe nga qytetarët e Dibrës së Madhe. Me mbarimin e tunelit Dibra do të jetë vetëm një orë larg Tiranës, që mund ta quajmë si një lagje, se më parë mund të mbërrish në Dibër sesa në një lagje periferike në kryeqytet”, ka thënë ai.

Gjithashtu, Berberi ka theksuar rolin ekonomik që rruga e Arbrit do të ketë për zonën e Dibrës. Ku ka theksuar edhe minierat e kromit në Bulqizë që më shkurtimin e rrugës do të kenë më pak kosto transporti.

“Me këtë rrugë afrohet turizmi, minierat etj. Ka një mundësi të madhe për të kthyer bujtina të ndryshme, Klosi zona më e bukur. Bulqiza është një ndër zonat me minerare që ne kemi dhe me shkurtimin e transportimit kemi përfitime. Në Dibër ku kemi agroturizëm, bukuri natyrore, frekuentues të malit të Korabit që me hapjen e rrugës do të kemi një shtim të këtyre turistëve, ujërat termale do të jenë më të frekuentueshme. Me rrugën e Arbrit ne mund të kalojmë shumë shpejt në Maqedoninë e Veriut, kemi një pol të madh që krijohet përmes katër qyteteve që mund të frekuentojnë njëra tjetrën shumë shpejt”, është shprehur ndër të tjera Berberi.

Paraardhëse

Gjykata e dha vendimin, policia shoqëron Fredi Belerin drejt Tiranës, të afërmit brohorasin: Do të fitojmë

Pasardhëse

Shumica e diktatorëve, fundin e karrierës e kanë me defa e tupana

Pasardhëse

Shumica e diktatorëve, fundin e karrierës e kanë me defa e tupana

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.