• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit: Bashkia lë në mëshirë të fatit banorët e dëmtuar nga tërmeti në Zall Bastar

10 May, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Njësia Administrative Zall Bastar është një nga zonat e goditura nga tërmeti i tre viteve më parë. Shembull konkret i braktisjes nga Bashkia është familja me gjashtë anëtarë e Xhavit Kodrës, e cila vuan ende pasojat.

Shtëpia e tij është gati e pabanueshme për shkak të çarjes së mureve dhe dëmtimit të rëndë të çatisë. Tre vite nga tërmeti, Bashkia Tiranë dhe Njësia Administratrive nuk i kanë dërguar ende një komision për verifikimin e dëmeve.

Duke parë neglizhencën e Bashkisë, Kryefamiljari është i gatshëm që ta ristaurojë vetë shtëpinë e tij, por akuzon Bashkinë Tiranë se kërkon rryshfet për t’i dhënë një leje. Ai thotë se fqinjët e tij janë dëmshpërblyer ndonëse disa prej tyre nuk jetojnë më në Zall-Bastar, por në kryeqytet.

“Kam shkuar te Njësia Zall Bastar dhe më thanë të bësh aplikimin, hiç. Kam shkuar në Tiranë, kam dërguar djalin fare, hiç. Tani, pasi ka dy ose tre muaj kjo punë, më thirrën djalin poshtë dhe i thanë hajde të bësh aplikimin edhe një herë. Shkova dhe bëra aplikimin sërish, asgjë prapë. Edhe i them vetë gojarisht këtij që herët; Ore si ka mundësi shtëpia ime kështu, apo sepse unë jam i djathtë?”

Silvi Bardhi: Pra shtëpinë tuaj nuk po ju lejojnë as ta riparoni me paratë tuaja? Nuk po ju japin leje? Po pse nuk po ju japin leje?

Xhavit Kodra: Nuk na japin as leje as asgjë hiç, fare. Duhet të paguash lejen.

Silvi Bardhi: Çfarë pagese duan ata? Kërkojnë rryshfet?

Xhavit Kodra: Po!

I zoti i shtëpisë është i gatshëm të ristaurojë vetë shtëpinë ndonëse kushtet ekonomike të familjes Kodra janë të rënda, me pensione, me punë sezonale dhe pa ndihmë ekonomike.

Xhavit Kodra: Nuk më lënë as ta riparoj. Shkoj të nxjerr lejen. Lejen edhe mund ta nxjerr, por jo pa 6 ose 7 milionë lekë që të ti jap e tua fus në xhep, jo! As nuk janë interesuar fare. Shkova dhe i thashë atij “hajde më sill komisionin nga poshtë që të shohë shtëpinë time. Jo, më tha, s’kam për të sjellë komision për ta parë!”

Kjo është përgjegjësia e Bashkisë së Tiranës dhe njësive bashkiake ndaj familjeve të cilët kanë pasur dëmtime të rënda të shtëpive të tyre gjatë tërmetit dhe nuk janë dëmshpërblyer, nuk janë rimbursuar e nuk janë ndihmuar. Rasti i z. Xhavit Kodra, dëshmon situatën reale të familjeve të cilat janë lënë pas dore nga njësitë bashkiake, por edhe nga vetë Bashkia Tiranë.

Paraardhëse

Jori shfaqet krah banorit të njohur të ‘BBV’, Dea bën veprimin e papritur ndaj tyre (FOTO)

Pasardhëse

Aksident i rëndë në Ersekë, ka të plagosur, dalin detajet e para

Pasardhëse

Aksident i rëndë në Ersekë, ka të plagosur, dalin detajet e para

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.