• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nis rindërtimi i Kishës së Shën Prokopit, Veliaj: Rikthejmë historinë në vend

30 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punimeve për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit në Parkun e Liqenit.

Me zgjidhjen e problemit të pronës, Veliaj tha se besimtarët orthodhoksë do të kenë shumë shpejt një kishë të re, e cila do të kthehet në identitet siç ka qenë dikur, me të njëjtin kapacitet.

“Pas një kalvari 30 vjeçar për çështje të pronës dhe të përdorimit, më në fund e kemi zgjidhur problemin, dhe të gjithë besimtarët do të kenë shumë shpejt një Kishë të re të Shën Prokopit, për t’u rikthyer aty siç ishte, me të njëjtin kapacitet, por sigurisht, tanimë si një ndërtesë e rikthyer si Kishë, jo më si improvizimi që kemi pasur këto 30 vite. Kështu rivendosim historinë në vend, kthejmë një padrejtësi dhe ndalojmë improvizimet. Në Shtëpinë e Zotit, sidomos në një qytet si Tirana, ka vend për të gjithë dhe kjo do të jetë vërtet një shtëpi e madhe, e hapur për të gjithë, edhe për besimtarët, sigurisht që kanë interesin primar që të adhurojnë, por sigurisht edhe për qytetin, duke qenë se do ketë edhe një qendër komunitare, ku edhe qyteti përfiton një hapësirë publike”, tha Veliaj.

Kryepeshkopi Anastas Janullatos, shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e Bashkisë së Tiranës për rindërtimin e Kishës së Shën Prokopit.

“Nëse gurët e saj do të kishin mundësi të tregonin, do na tregonin gjithë historinë e qytetit tonë; nëse do ishin magnetofonë që do kishin mundësi të regjistronin, do na thoshin të gjithë historinë e qytetit tonë. I jemi mirënjohës kryetarit tonë të dashur, z. Veliaj, për përpjekjet që u bënë, të cilat i dhanë mundësi Kishës që pas 30 vitesh të rindërtohet në këtë vend. Shën Prokopi do jetë i hapur për të gjithë. Kisha e re do të jetë në harmoni me bukurinë e vendit këtu dhe të jetë diçka e veçantë për qytetin e Tiranës. Do të jetë në qendër të Tiranës, një vend i së vërtetës, një vend i dashurisë dhe një vend i së bukurës”, tha Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Paraardhëse

Rama: Ç’ka Zvicra më shumë se ne, përveç tangërllikut dhe faturave në stratosferë

Pasardhëse

“Luizi është martuar katër herë”, astrologia: Nëse çifti ndahet do të jetë prej Kiarës

Pasardhëse

“Luizi është martuar katër herë”, astrologia: Nëse çifti ndahet do të jetë prej Kiarës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.