• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Thikë pas shpine? Ronaldo: Efi është në finale prej debateve me Luizin, duhet të ishte Kiara

29 April, 2023
në Rozë
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-banori i “Big Brother Vip”, Ronaldo Sharka, ka folur ditën e djeshme për konkurrentët, ku ka zbuluar për herë të parë se çfarë mendon për ta dhe lojën e tyre.

I pyetur se si e komenton përballjen e Kiarës me opinionistët në spektaklin e kaluar të “BBV”, Ronaldo u shpreh se ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale për këtë gjë, por që sipas tij, ndonjëherë është më mirë që njerëzit duhet t’i lësh të vetëmbrohen dhe nuk dëshironte të bëhej protagonist me një situatë që nuk i përket.

“Unë kam marrë shumë komente dhe mesazhe për këtë, që ‘pse nuk e mbrojte Kiarën’. Unë nuk kam shkruar aty në bio që jam ministri i Mbrojtjes. Me Kiarën na lidh një marrëdhënie e mirë që kemi kaluar brenda në shtëpi, jemi takuar disa herë jashtë, kemi komunikuar dhe jemi shokë që po vazhdojmë këtë raportin e nisur nga ‘Big Brother’. Unë mendoj që ndonjëherë edhe njerëzit që i kemi xhan vërtet, duhet t’i lëmë edhe të vetëmbrohen.

Në shtëpi kishte fatin që me dominancën e tij shpesh e mbronte dhe Luizi, por Kiara është vajzë e rritur, është moderatore e njeh televizionin, i njeh situatat dhe ishte situata e saj, nuk doja të bëhesha protagonist me një situatë që nuk më përket dhe nuk dua ndonjëherë të mbroj njerëzit që shoh se mund të vetëmbrohen dhe m’u duk e tepërt ndërhyrja, prandaj nuk e bëra. Unë me të dy opinionistët kam krijuar një marrëdhënie relativisht të mirë, u bë shumë kohë që kam dalë dhe na rastis aty të jemi, ndoshta ata mund të kenë të drejtë në mënyrën se si arsyetojnë dhe logjikojnë lojën e Kiarës, por ndoshta mënyra e shprehjes nuk ishte aq e bukur, fjala bie ‘ti i lexove mesazhet’. Ne nuk e dimë se kush i shkruante Kiarës dhe çfarë mesazhesh i vinin Kiarës, e mësonin apo jo Kiarën të fliste. Mendoj që duhet balancuar pak më shumë mënyra se si shprehen, por ata janë opinionistët e zgjedhur nga ‘Big Brother’”.

Nga ana tjetër, Ronaldo ka treguar se arsyeja pse Efi ka shkuar në finale, janë debatet që ka bërë me Luizin.

Madje, kurioziteti për një miqësi të prishur, është më i madh për publikun, sesa ndonjë marrëdhënie tjetër dhe kjo gjë e ka favorizuar më shumë atë.

“Nëse Efi do futej në shtëpi, do vazhdonte marrëdhënien e saj shoqërore me Luizin, ok, bukur, fansat do e pëlqenin, por asgjë më tej. Pra, Efi është në finale për shkak të situatës që u krijua me Kiarën, për shkak të situatës që u krijua me Luizin, sepse publiku vazhdon tani, dreqi ta hajë ka kuriozitet. Është kurioziteti më i madh në një marrëdhënie shoqërore të prishur sesa ndonjë marrëdhënie, për shembull Dea-Efi, një hakmarrje që nuk ka më vlerë sepse ka dy muaj”, u shpreh Ronaldo.

Paraardhëse

Ҫfarë po ndodh? 4 “banorë” të rinj do t’i bashkohen shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ të dielën

Pasardhëse

Këlliçi premton ujë jo 24, por 14 orë në ditë: Do jenë më orare të rregullta

Pasardhëse

Këlliçi premton ujë jo 24, por 14 orë në ditë: Do jenë më orare të rregullta

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.