• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I moshuari merr peng avokaten në Korçë: Kishte 5 vjet që sorollatej për pronat

28 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
755
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Korçës, pasi një 74-vjeçar ka marrë peng një avokate, pasi ishte i pakënaqur me mënyrën se si po shkonte çështja e tij.

Burime bëjnë me dije se ditën e djeshme, 74-vjeçari Nikollaq Çango, ka marrë peng për rreth katër orë avokaten Entela Dvorani në zyrën e saj.

Bëhet e ditur se në momentin që ai ka mbërritur në zyrën e Dvoranit, filloi t’i kërkonte llogari mbi ecurinë e një procesi gjyqësor për të cilën përfaqësuese kishte zgjedhur këtë avokate.

Burimet theksojnë se çështja me karakter civil, ka 5 vite në Gjykatën e Lartë dhe kjo ka krijuar indinjatën tek i moshuari, duke e shtyrë deri në aktin e pengmarrjes.

Menjëherë pas denoncimit të avokates, blutë e Korçës kanë sekuestruar armën e të moshuarit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me një armë sportive (pistoletë pneumatike) dhe i ka hequr lirinë në zyrën e saj, një avokateje, të cilën ky shtetas e kishte përfaqësuesen e tij ligjore në disa procese gjyqësore të zhvilluara për çështje pronësie”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, në një intervistë për mediat, avokatja Entela Dvorani, ka rrëfyer momentet nën kërcënimin e armës, duke treguar se i moshuari e kishte kërcënuar me jetë.

Sipas saj 74-vjeçari ishte në një gjendje të rënduar psikologjike, aq më tepër që për një periudhë të gjatë kohore nuk i është caktuar në Gjykatën e Lartë asnjë datë për shqyrtimin e çështjes, në një kohë kur prona e tij është e zaptuar.

“Secili nga ne është i pambrojtur. Pas pandemisë njerëzit më duket, ose është vërtetë kështu kanë pësuar një çrregullim mendor. Ai kërkoi nga unë dje me pistoletë që të bëja një kërkesë siç donte ai, që një avokat nuk e bën.

E kishte bërë vetë, e kishte bërë në Gjykatë Administrative gjyqtari me të drejtë duke i thënë ai emrin tim ma dërgoi edhe më tha Entela çfarë është kjo? Sepse aty ishte një moment Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që sot është Agjencia e Kadastrës Shtetërore, kishin një kërkesë që konkludon prej vitin 2013 që nuk mund të hidhet më në gjyq, ai e kishte hedhur në emrin tim. Vinte dje dhe më thoshte shkruaj si të them unë se do t’i hedh trutë në erë. Në dorë kishte një armë e plotë, më goditi në gjoks tek dera, doja të dilja sepse ka ardhur katër orë dje këtu”, shprehet ajo.

Paraardhëse

“O çapaçul me e ditë ti sa viral je bërë”, Noizy del hapur në mbështetje të Luizit

Pasardhëse

Vranë dhe groposën Eglantina Buçin në malin me Gropa, babë e bir kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Pasardhëse

Vranë dhe groposën Eglantina Buçin në malin me Gropa, babë e bir kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.