• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Çfarë ndodhi gjatë publicitetit mes Kiara Titos dhe Zhaklin Lekatarit, ja sherri që nuk u pa në spektakël

27 April, 2023
në Rozë
0
315
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një natë e fortë do të ishte ajo e prime të mbrëmjes të së martës, ku veç diskutimeve të forta brenda shtëpisë, situate u rëndua edhe në studio.

Opinionistët vijuan përplasjen edhe me Kiarën, e cila u pozicionua në mbrojtje të partnerit të saj. Ishte Zhaku ajo që vuri në dukje komentet seksiste të Luizit, çfarë solli edhe një përplasje mes tyre.

“Luizi aty po bën lojë. Komentet nuk janë me tendencë, por në kuadër të lojës. Zhaklin, nuk e kam dëgjuar asnjëherë prej teje të thuash që unë jam vajzë e mirë. Ti nuk më ke mbrojtur asnjëherë. Kur më ke parë në situata shumë të vështira aty brenda, nuk më ke thënë kurrë që jam vajzë shumë e mire. Është shumë e rëndë ajo që tha Zhaku. Luizi e bën në kuadër të lojës, ai e di se çfarë bën. Është loja e tij”, u shpreh e indinjuar Kiara.

Nga ana tjetër edhe opinionistja nuk i ka kursyer komentet për moderatoren.

“Unë nuk jam këtu të të them që ti je vajzë e mirë. Unë nuk e di se çfarë vajze je ti. E dashur, unë jam opinioniste, nuk jam mamaja jote. Kur i dashuri jo të futi te lavamani, unë të thash që po gënjeje aty. Nëse ty nuk të bën përshtypje sjellja e burrit tënd kur ai i thotë një vajzë e përdalë, shkarravinë.. nuk di çfarë të them. Ti je gënjeshtare”, iu përgjigj Zhaku.

Në debat ka ndërhyrë edhe Arbri: “Ajo ka katër orë me telefon në dorë dhe çfarë i vjen në telefon atë thotë. Prit t’i vijë mesazhi dhe të dijë se çfarë të thotë. Ke 100 për qind të drejtë. Të kërkojmë falje”, përfundoi me ironi opinionisti.

Por, duket se kjo përplasje ka vijuar edhe jashtë formatit. Në kohën e publicitetit, Kiara është vendosur sërish në qendër të kritikave, si nga opinionistët ashtu edhe nga disa ish-banor, të cilët e kanë gjykuar për qëndrimet e mbajtura. Nga ana tjetër moderatorja ka shpërthyer se gjithçka e kanë kthyer në personale, duke tejkaluar limitet e pozicioneve të tyre.

Megjithatë, pas përplasjes që u pa në televizion, gjithçka u mbyll në fundin e publicitetit dhe situata u duk më e qetë pas rikthimit në studio. Gjithçka nisi pasi Luizi e ka paragjykuar Efin për faktin se ka qenë pjesë e “Përputhen” dhe këtë debat e kanë hapur edhe spektaklin e fundit.

Luizi u shpreh se nuk do të donte që motrën e tij ta shihte para 30 djemve dhe ajo të zgjidhte njërin, siç ndodh në “Përputhen”. Këtu Arbana ndërhyri dhe i kërkoi Luizit të ketë respekt për të gjitha ato vajza duke marrë shembull edhe rastin e tij me Kiarën.

“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si “Big Brother” që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata. Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive”.

Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në “Për’puthen” apo edhe komentet ndaj Jorit nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve. Ndërkohë që ishte ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.

E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”. “Zhaklina çfarë ke sonte, kush të ka yshtur. Një sekondë qetësohu!”, ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situatën.

Paraardhëse

“Je manipuluese”, Dea debaton me Luizin: Je i shëmtuar

Pasardhëse

Qetsori debaton me Dean: Ndërhyn për të dalë bukur

Pasardhëse

Qetsori debaton me Dean: Ndërhyn për të dalë bukur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.