• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Finalja e madhe, nëna e Luiz Ejllit gati për surprizën e madhe për të birin, zbulohen detajet

26 April, 2023
në Rozë
0
651
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të bëjnë gati dasmën e tyre, sapo të mbarojë “Big Brother”. Këngëtari i propozojë për martesë moderatores, duke emocionuar jo vetëm atë, por edhe publikun jashtë.

Por ajo që nuk di këngëtari, është fakti se nëna e tij ka mbërritur nga SHBA në Shqipëri, për t’i bërë një surprizë atij në natën finale. Gjatë “Prime”- t të kaluar, Kiara u eliminua për herë të dytë nga shtëpia. Në një intervistë ekskluzive për “Fan Club” pas eliminimit, ajo tregoi si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara përgjigjet me siguri: “Normal që do ta takoj”.

Mamaja e Luizit ka gati 1 javë që ka mbërritur në vend dhe ajo do të jetë pikërisht surpriza që do ti bëhet këngëtarit në finale e madhe të 6 maji. Por deri kur të shkojmë tek ajo natë, takimi i Kiarës dhe vjehrrës së saj, pritet të ndodhë përpara.

Ndërkohë një mendim pozitiv për nusen ka shprehur edhe motra e këngëtarit. Ina Ejlli pas marrjes së instagramit të vëllait, Luizit ka filluar bashkëbisedimet me ndjekësit. Përmes një bashkëbisedimi “pyetje-përgjigje”, ajo i është përgjigjur disa pyetje rreth Kiarës.

Ajo ka treguar se kanë folur me moderatoren dhe se u duket shumë pozitive e ndryshe nga ajo që shfaqet në ekran. Teksa një ndjekës e ka pyetur sesi e shikon familja e këngëtarit Kiarën, Ina Ejlli është përgjigjur duke thënë se e shohin “me syrin dhe zemrën e Luizit”.

Që në fillim të këtij edicioni marrëdhënia e Luizit me familjarët e tij ka qenë në qendër të vëmendjes. Këngëtari u shpreh se ishte future në lojë pa i treguar familjes dhe se nuk priste që nëna e tij të vinte ta takonte. Vetë Luizi u shpreh se nëse do të vinte, fjala e parë që do ti thoshte do të ishte ‘si u fute pa më thënë’.

Artisti la të kuptohej se ishte bërë pjesë e lojës pa lajmëruar familjarët e tij. Duket se shkak për këtë është bërë pikërisht një debat që ka pasur me familjen e tij kohët e fundit para se të bëhej pjesë e formatit. Zërat për këtë sherr mes familjes erdhi kur Luizi u shpreh javë më parë se ishte me një sëmundje të rëndë.

Teksa të gjithë prisnin që familja të reagonte, nga ana e tyre ishte një heshtje e plotë. Pasi lajmi u publikua në rrjet, menjëherë erdhi edhe një reagim në rrjetin e tij personal, “Instagram”. Janë dashur këto aludime që familjarët e këngëtarit të reagojnë dhe të hedhin poshtë këtë gjë duke e cilësuar si “shpifje”. Ata kanë kërkuar nga portalet dhe ndjekësit që të komentojnë dhe të shkruajnë për atë që Luizi jep aty brenda shtëpisë pa përfshirë njerëz të cilët ndodhen jashtë.

Krisja e marrëdhënieve mes tyre është bërë shkak që Luizi të shkëpusë për disa kohë kontaktet, kohë kjo që përkon edhe me futjen e tij në lojë, në këto kushte pa lajmëruar asnjë nga familja. Por duket se me letrën dhe me mesazhin e dërguar brenda shtëpisë, raportet e tyre janë rivendosur dhe mamaja e këngëtarit, i ka bërë me dije se e mbështet në këtë rrugëtim të tij.

Fill pas surprizës, në studiot televizive është diskutuar shumë rreth raportit të këngëtarit shkodran me familjen e tij. Por duket se këto ditë tashmë i përkasin të shkuarës dhe Luizi me familjen e tij kanë tashmë një marrëdhënie të shëndetshme. I gjithë kurioziteti i ndjekësve do të jetë takimi mes nënës dhe Luizit, duke qenë se atë do të kemi mundësi ta ndjekim, ndryshe nga takimi i Kiarës me vjehrrën e ardhshme./Panorama/

Paraardhëse

“I gjykojmë të tjerët dhe nuk e vërejmë se sa e mjerë…”, nuk përmbahet Kiara Tito dhe thumbon hapur (FOTO)

Pasardhëse

Gjykoi Efin se u bë e njohur nga Për’Puthen, moderatorja e njohur ‘plas’ deklaratën e fortë: Luizi është rritur me mentalitet fshataresk

Pasardhëse

Gjykoi Efin se u bë e njohur nga Për’Puthen, moderatorja e njohur ‘plas’ deklaratën e fortë: Luizi është rritur me mentalitet fshataresk

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.