• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kush janë biznesmeni, këshilltari dhe ‘shoqja e gruas’ që kamufluan 2 vilat e Arben Ahmetajt?

26 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrimin nga SPAK-u të dy vilave në Hamallaj dhe Palasë, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish ministrit Arben Ahmetaj si dhe të Elda Dinajt, shoqes së Albina Mançka, e cila është bashkëshortja e Arben Ahmetajt.

SPAK dyshon bazuar në prova se dy vilat janë produkt i aferave korruptive të Arben Ahmetajt, i cili është marrë nën hetim për katër akuza; pastrim parash, korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.

Nëse vilat janë apo jo produkt i korrupsionit, këtë do ta vendosë gjykata në vijim, ndërsa SPAK vijon hetimet dhe mbledhjen e provave.

Por, deri në këtë fazë të hetimit, në pah dali disa emra jo të rastësishëm, të cilët janë përfshirë në kamuflimin e dy vileve, që SPAK dyshon se janë Arben Ahmetajt.

Në skenë del biznesmeni Gerian Kuke, një personazh i lakuar për lidhje të forta me Arben Ahmetajn. Gerian Kuke shfaqet si ‘urë kamufluese’ për kalimin e vilës nga Klodian Zoto në pronësi të Erjola Hoxhës, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt. Bizneset e Gerian Kukes shtrihet nga panelet diellore, HEC-et deri tek ndërtimi.

Klodian Zoto është pronari i kompanisë së inceneratorëve, i cili i ka mbuluar Arben Ahmetajt edhe shpenzimet për udhëtime dhe akomodim në hotele me 5 yje në Evropë, nga viti 2013 deri në vitin 2018.

Nga ana e tij, Ahmetaj, si ministër Ekonomia dhe më pas si ministër Financash, është angazhuar në procedurën koncensionare të inceneratorëve dhe për të financimin si kryefinancier. Provat e zbuluara flasin për një raport korrupsioni mes Ahmetajt dhe Zotos.

Në skenë del edhe Artan Gjokaj, një lidhje e provuar e Arben Ahmetajt. Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022. Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt.

Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022. Nuk dihet se si prindërit e Erjola Hoxhës e kanë siguruar apartamentin dhe as se si Artan Gjokaj ka siguruar burimet për të blerë apartamentin.

Artan Gjokaj ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin.

Vila tjetër në Palasë është në emrin e Elda Dinajt, e cila pretendon se vilën ia ka dhënë në përdorim shoqes së saj Albina Mançka, bashkëshorte e Arben Ahmetajt.

Albina Mançka pretendon se vila është e Elda Dinajt, të cilën e ka shoqe të ngushtë. Dinaj, sipas këtij pretendimi, jeton jashtë vendit dhe se vilën ia ka lënë për banim asaj.

Së pari, SPAK ka administruar dokumente gjatë kontrollit të vilës, që konfirmojnë se kjo pasuri është porositur nga Mançka. Dokumentet e sekuestruar si prova janë legjitimuar nga gjykata.

Së dyti, Elda Dinaj jeton në Zvicër dhe nuk ka një historik të biznesi për të justifikuar vilën, e cila kushton qindra mijëra euro. Ka dyshime të forta se Dinaj nuk ka burime për të justifikuar vilën dhe se ajo është përdorur thjeshtë si kamuflim. Së treti, nëse vila do të ishte e Elda Dinaj, pse kjo e fundit do t’ia linte shoqet pa shpërblim?!

Nëse vila do të ishte e Elda Dinajt, pse nuk e ka bërë ajo vetë porosinë e blerjes?! Të gjitha këto dhe prova të tjera të mbledhura nga SPAK kanë krijuar dyshimet se dy vilat janë produkt i veprimtarisë së paligjshme e Arben Ahmetajt, i cili dyshohet nga SPAK se ka fshehur edhe pasuri të tjera./ Adriatik Doçi

Paraardhëse

Ylli Manjani parashikon rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit

Pasardhëse

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta dhe benzina në vend

Pasardhëse

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja me sa shitet nafta dhe benzina në vend

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.