Një deklaratë e Luizit për Efin dhe pjesëmarrjen e saj në emisionin “Përputhen”, u bë shkak për debatet e ashpra që vijuan pastaj në studio dhe përfshinë Kiarën e opinionistët.
Luizi kishte deklaruar se nuk do të ishte krenar që të kishte një motër apo vajzë si Efi që merr pjesë në një emision të tillë, ulet mes 10 meshkujve dhe i vendos gishtin njërit prej tyre për ta marrë për burrë. Kjo gjë siç duket nuk i pëlqeu aspak moderatores Arbana Osmani, e cila ‘thikën’ e Luizit ia ktheu nga vetja, duke i përmendur Kiarën.
“Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata”, ishin fjalët e Arbanës.
Kjo deklaratë bëri namin në rrjetet sociale, ndërsa publiku u nda mes atyre që e mbështesnin deklaratën e saj, e të tjerë që e kritikonin. E gjendur përballë kësaj situate, Arbana është ndjerë e detyruar të bëjë një deklaratë të dytë, duke sqaruar arsyen pse reagoi në të tillë mbrëmjen e së martës.
“Edhe njëherë tjetër dua të saktsoj përgjigje time në lidhje me deklaratat e Luizit për vajzat e ‘Përputhen’. Çdo vajzë që merr pjesë në një reality show si BB apo Përputhen ka një lincim publik 10 fish më të madh se një djalë. Këtë po e diskutoja edhe dje me Kiarën ku më erdhi shumë keq kur mësova se vëllait të saj i dërgonin mesazhe të tipit “shikoje motrën tënde çfarë bën poshtë jorganit”.
Nuk e bën një vajzë me turp fakti që vendos të marrë pjesë në një program televiziv dhe të ndaj historinë e sa të dashurisë me publikun. Askush nuk ka të drejtë të mërzisë as vëllain e Efit, dhe as atë të Kiarës e të asnjë vajze tjetër të këtij vendi duke predikuar moral.
Efi, Kiara, Dea, Olta etj janë të gjitha vajza e gra që prej muajsh po lincohen masivisht online vetëm sepse në momene të caktuara kanë zgjedhur të jetojnë BB e tyre si duan ato. Lincimi jashtë është mëse i tepert, aq sa kur më i vogli vjen brenda shtëpisë, mua si grua më bën të reagoj. Dhe do ta bëj gjithmonë”.








Diskutime rreth kësaj post