• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Debati mes Efit dhe Kiarës, kush po gënjen? Miqtë zbardhin sekretet e konkurrenteve të “Big Brother”

20 April, 2023
në Rozë
0
157
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas spektaklit të mbrëmjes të së martës, ka pasur debate të forta në shtëpinë e “Big Brother” mes Kiarës dhe Efit. Kiara i është drejtuar duke i thënë se është shumë e zhgënjyer nga Efi dhe i ka kërkuar që nervat me Luizin të mos ia shkarkojë asaj.

Nga ana tjetër, Efi iu përgjigj që e ka falur dhe toleruar njëherë dhe nuk do të bëjë për së dyti, duke e quajtur dhe mashtruese. “Të fala njëherë nuk të fal dy herë. Të tolerova, nuk toleroj më. Mos bëj viktimën. Ti je mashtruese”, i është drejtuar Efi. Pas debatit, Kiara është larguar dhe është përlotur, duke i rrëfyer Luizit se nuk mundet të vazhdojë më këtë lojë. Ky i fundit është shprehur se nëse Kiara do, e bën Efin që të marrë valixhet dhe të largohet nga shtëpia.

Edhe pse pas debatit të parë mes Kiara Titos dhe Efi Dhedhes pati një sqarim mbi të gjitha keqkuptimet që ato kishin me njëratjetrën dhe në fund u pajtuan, këtë herë duket se nuk ka “shpresë” për miqësinë e tyre. E përlotur, Kiara i tha Luiz Ejllit se asnjë debat nuk e ka bërë për lojë me Efin dhe se u prek shumë nga diskutimi që patën, pasi e ka konsideruar mikeshë. Ajo i tha Efit që mos të merret më fare me të dhe inatet që ka me Luizin, t’ia shfryjë atij. Nga ana tjetër, Efi bisedoi me Bledi Manen për debatin që pati me Kiarën. Ajo u shpreh se Kiara e ka gënjyer në sy dhe se çdo gjë ka një limit. Ndërkohë që marrëdhënia e acaruar ka qenë edhe mes Efit dhe Luizit.

Nisur nga videot që pa në prime, Luizi duket se i ka vendosur kapak marrëdhënies me ish-mikeshën e tij. Gjatë një bisede me Qetsorin, Luizi ka përmendur edhe Efin, i cili shprehet i prekur nga fjalët e saj, pasi dëgjoi në “prime” se e kishte ofenduar duke i përmendur të ëmën. Luizi i thotë Qetsorit se nga ai moment që Efi e ofendoi, tashmë ajo lojën e ka me nënën e tij dhe jo më të. “Efit i thashë me atë të mbrëmshmen, tash lojën e ke me nënën time, s’e ke me mua. Unë i thashë që ndonjë trim nuk jam, horr nuk jam, por të ma thoshte dikush jashtë atë fjalë ‘s’pje*dh as ty as nënën tënde’, sikur nuk shkon”, u shpreh i revoltuar Luizi.

Marrëdhënia e tensionuar ka nisur mes dy vajzave, qëkur ato ishin jashtë. Pas videos që Kiara pa javë më parë, si avantazh në lojë, raporti i dy vajzave u tensionua, por u duk se gjithçka u zgjidh jashtë. Megjithatë me tu rifutur në lojë, të dyja kanë dhënë variante të ndryshme, rreth asaj që kanë folur përgjatë javës, ku Kiara ishte jashtë shtëpisë. Efi u shpreh në prime, se e kishte telefonuar Kiarën dhe i kishte thënë nëse kishte ndonjë porosi, teksa kjo e fundit i ishte përgjigjur me fjalët “Kam besim tek ty”. Fjalë këto, të cilat Kiara i kundërshtoi me forcë, duke thënë se nuk ia kishte thënë.

Megjithatë, javë më parë, teksa ky konflikt kishte nisur, dëshmitarët e kësaj bisede, kanë pohuar pikërisht variantin e Efit, para se kjo e fundit ta rrëfente në Prime. Në “Instagram” e Efit, janë postuar një video mesa duket nga telefoni i saj, ku shihet emri i Kiarës që ka pasur një telefonatë me të ditën e shtunë, pak para se vajzat të futeshin në BBV për herë të dytë. Mikja e Efit thotë se ka qenë dëshmitare e telefonatës ku Kiara i ka dëshmuar se nuk ka pasur asgjë konkrete me Efin, apo hatërmbetje. Kjo është përplasja e dytë, që vë përballë dy variantet e vajzave, për atë çfarë ka ndodhur jashtë shtëpisë. E para ishte pikërisht video që Efi publikoi, teksa Kiara ishte ende banore e asaj shtëpie. Të dyja vajzat u përfshinë në një debat, ku natyrisht edhe Luizi u përfshi. “Duke marrë parasysh marrëdhënien me Efin dhe videon që pashë, pasi u rikthye, kam parë në sy Efin dhe Kiarën.

Kjo është një lojë që do mbarojë. Kjo vajzë (Kiara) do jetë në shtëpi me mua, nëse më gënjen mua këtu nuk do jetë më me mua jashtë. Sa hapi gojën e kuptova që është në rregull Kiara dhe jo Efi. Mënyra se si po sillej Efi me mua ishte shumë e dashur, kërkoi të dalë, nuk doja të isha unë ai që do ta bënte të dilja. E kam dashur Efin këtu brenda. E kam ndaluar të ikë, i kam thënë rri. Unë e vëzhgova me syrin tim dhe më bëri përshtypja dalja e saj e preferuar, ku ka banorë të tjerë që duhet të jenë të preferuar. Erdhi Efi me dy javë dhe doli e preferuar. Nga kjo arrita në konkluzionin që ka bërë një lloj viktimizimi që publiku e do këtë gjë. Mua si Luiz nuk më bën keq, por dua Kiarën finalist”, u shpreh Luizi në spektaklin e fundit.

Paraardhëse

Luizi i zhgënjyer nga Kristi: Unë dhe të nominova për finale

Pasardhëse

“Çfarë është i aftë të bëjë një njeri për një vend pune”, Efi për Luiz-Kiara

Pasardhëse

“Çfarë është i aftë të bëjë një njeri për një vend pune”, Efi për Luiz-Kiara

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.