Ditën e sotme, kryetari i komanduar i PD-së dhe kandidati për kryetar bashkie, Roland Bejko, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë 9, në bashkinë e Tiranës.
Alibeaj ka deklaruar se para zgjedhjeve, kanë një farë dis-avantazhi duke iu referuar ndarjes brenda demokratëve, por shtoi se në fund të fundit, “më mirë pak dhe saktë, sesa shumë siç ishim”.
Kujtojmë se në garën për zgjedhjet vendore, Alibeaj ka 13 kandidatë nga 61 që ka PD-ja e drejtuar nga Berisha, në koalicion me Metën dhe PS-ja.
“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë. Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara”, tha Alibeaj.
			
			






                
Diskutime rreth kësaj post