• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Mora pagesën, zbulohen kontratat e ‘Big Brother Vip’, më e paguara Olta, ndërsa Luizi…

16 April, 2023
në Rozë
0
1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndonëse vitin e shkuar është mohuar se personazhet janë paguar, duket se disa prej tyre, kanë firmosur për të marrë pagesa për t’u bërë pjesë e “Big Brother”.

Megjithatë, duke qenë se kontratat janë individuale, vetëm disa prej tyre kanë marrë pagesë, ndërkohë që të tjerët jo vetëm që nuk janë paguar për ditët e qëndrimit, por edhe kanë kërkuar ata vetë që të bëhen pjesë e lojës, duke pranuar çfarëdo lloj kushtesh që do t’i vendoseshin.

E duket se një fakt të tillë e kanë pranuar edhe vetë banorët. Rikthimi i Efit dhe Kiarës në “Big Brother VIP”, është shoqëruar me mjaft zhurmë.

Mes shumë hipotezash, nuk ka munguar as ajo se vajzat kanë pranuar të rikthehen kundrejt një pagese nga produksioni, të cilit pas daljes së Oltës, “ringjallën” programin me rikthimin.

Në një bisedë të qetë me miken e saj, Efi thotë se vendosi për rikthimin brenda ditës dhe pasi mori pagesën u fut brenda.

Teksa qëndrojnë të ulura në oborr, thonë se nuk kishin mundësi as të përgatisnin valixhet, duke qenë se vendimin për t’u futur në shtëpi e morën në moment të fundit. Por kur Efi shprehet “mora pagesën dhe…”, kamerat largohen menjëherë nga vajzat, duke shtuar dyshimet se produksioni nuk ka dashur që vijimi i bisedës të dëgjohej nga shikuesit.

Nga ajo çfarë kuptohet nga kjo bisedë, Efi duket sikur është paguar për tu rikthyer në shtëpi.

Dhe nga loja që ajo është duke bërë, është treguar edhe më e ashpër se herën e parë, duke u pozicionuar direkt tek konflikti me Dea Mishel.

Nga ana tjetër, edhe Kiara ka ardhur ndryshe në këtë lojë, duke bërë me dije se ka parë shumë gjëra dhe tashmë është përqendruar vetëm te loja e saj, duke mos u shqetësuar më për banorët e tjerë dhe asaj çfarë ata mendojnë.

Një detaj, që na bëri përshtypje, ishte dhe Ronaldo, në momentin që la lojën mbrëmjen e së martës dhe në intervistën e tij në studio, zbuloi më shumë se duhej.

Ndonëse ai u fut si një nga katër banorët me televotim, në studio ai u shpreh se kur më erdhi ftesa për t’u rifutur isha shumë i lumtur.

Edhe më parë, kanë qenë disa biseda që dolën nga faqja e “Instagram”-it e Jurgenës që menaxhon profilin e Luizit dhe tregonte se Kiara i kishte thënë që kishte marrë një pagesë.

Në kontratat e firmosura nga banorët, të ndryshme kanë qenë kushtet për ta, por më e paguara ka qenë aktorja Olta Gixhari, e cila shihej edhe si pretendente për ta fituar lojën.

Kontratat e pagesave për banorët, kanë arritur deri në shifrat 500 euro për një javë qëndrimi, apo kontrata ku garantojnë marrjen pjesë si pjesë aktive e televizionit të “Top Medias”.

Ndonëse sot është Luizi, kandidati më i përfolur, këngëtari nuk ka firmosur një kontratë fitimprurëse, të paktën në fillim të këtij formati.

Por, duket se gjithçka ndodhi më pas, e bëri Luizin milioner brenda asaj shtëpie.

Pak javë më parë, ai ka firmosur një kontratë me “Top Channel”, ku edhe do të menaxhohet prej tyre pas përfundimit të lojës.

Teksa jashtë po bëhet një “luftë” se kush do të jetë klubi i parë që do ta marrë këngëtarin për të kënduar, kjo duket si një ftesë disi e vështirë për t’u realizuar, duke qenë se tashmë nuk është vetëm Luizi që vendos për ftesat e tij.

Paraardhëse

Luizi mëson për ‘GoFoundMe’ që është hapur në emër të tij, çfarë kërkoi në dhomën e rrëfimit, ja si reagoi këngëtari

Pasardhëse

Erion Veliaj uron Pashkët: Ditë e bashkimit e dashurisë dhe njerëzve që punojnë

Pasardhëse

Erion Veliaj uron Pashkët: Ditë e bashkimit e dashurisë dhe njerëzve që punojnë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.