• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë po përgaditet në Farkë? “Bishat” amerikane zbarkojnë në vendin tonë në shtator

12 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria e Mbrojtjes synon që të ndërtojë një hangar të ri për strehimin e helikopterëve UH60 BLACK HAWK që mbërrijnë këtë shtator nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto helikopterë do të strehohen në bazën ajrore të Farkës. Për këtë tashmë është hapur një procedurë prokurimi me një fond limit mbi 407 milionë lekë apo rreth 3.5 milionë euro. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën janë dhënë detajet teknike të projektimit.

“Bazuar në skicat orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit, janë ruajtur të pacënuara pozicionet dhe sipërfaqet e Ambienteve. Hapësira e Hangarit pajiset me vincurë e cila operon në 50% të sipërfaqes së Hangarit Largësia e ganxhës së vincurës nga dyshemeja e Hangarit është 8.0 m.

Hapësirat e dedikuara për stacionimin e mjeteve fluturues, konform Detyrës së Projektimit, janë pozicionuar në distancë prej 3.0 m nga njëra tjetra dhe nga pengesat vertikale në ambient, konkretisht kolonat metalike.

Ambientet: Laborator, Workshop dhe Pajisje të Hangarit, janë në kontakt të drejtpërdrejtë me hapësirën nën vincurë gjë që lehtëson aktivitetin në këto ambiente.

Pozicionimi i daljeve të emergjencës është sipas skicave orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit.

Korridoret e emergjencës janë 2.30 m të gjera, bazuar në rekomandimet e inxhinierit MKZ në lidhje me mbrojtjen pasive nga zjarri. Lartësia e katit përdhe të pjesës dykatëshe është 4.80 m, referuar skicave orientuese, pjesë e Detyrës së Projektimit”, sqarohet në raportin teknik që shoqëron procedurën.

Shtimi në forcën ajrore të Shqipërisë edhe me dy Black Hawk, helikopterët kryesorë të përdorur në ushtrinë amerikane u bë i ditur pak kohë më parë nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Helikopteri me shumë funksione BLACK HAWK shërben me ushtrinë amerikane dhe forcat e armatosura të 34 vendeve të tjera në mbarë botën.

Gjatë 40 viteve të fundit, është përdorur brenda dhe jashtë zonave të panumërta luftarake për të ofruar dhe nxjerrë trupa, për të shpëtuar jetë si një platformë MEDEVAC ose për evakuimin e viktimave, për të ofruar furnizime kritike për trupat, për të ofruar furnizime emergjente gjatë fatkeqësive natyrore dhe të kryejë misione si zjarrfikës ajror dhe patrullues kufitar.

Më shumë se 4000 avionë BLACK HAWK të të gjitha llojeve janë në shërbim sot në mbarë botën. Ushtria e SHBA është operatori më i madh me 2,135 avionë të caktuar H-60. I njëjti avion i shitur ndërkombëtarisht direkt nga Sikorsky merr përcaktimin S-70.

Paraardhëse

Qeveria e BBV! Luizi dhe Qetsori bëjnë plane për banorët

Pasardhëse

Përfundon fushata zgjedhore në BBV, ja kush janë drejtuesit e zgjedhur

Pasardhëse

Përfundon fushata zgjedhore në BBV, ja kush janë drejtuesit e zgjedhur

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.