• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PS mbjell fidanë në vend të pankartave nga shpenzimet e fushatës, Rama letër kryebashkiakëve

8 April, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
41
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama, deklaroi një nismë të Partisë Socialiste, risi në politikën shqiptare, gjysma e parave të parashikuara për fushatën e 14 majit, socialistët do t’i shpenzojnë për të mbjellë fidanë, Rama nuk ka humbur kohë.

Në pozicionin e kryetarit të Partisë Socialiste, ai u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve aktualë të bashkive në vend, përfshirë të vetmin opozitar në pushtetin vendor, kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia, ku i kërkon që të bashkëpunojnë për të përcaktuar vendin se ku do të mbillen pemët.

Letra e drejtuar Bardh Spahiajt, në të cilën thuhet se Partia Socialiste ka vendosur që një pjesë të buxhetit të saj elektoral, ta shpenzojë jo për materiale propagandistike për fushatën e 14 majit, po për t’i dhuruar peme bashkive të vendit tonë, duke ulur kështu sadopak ndotjen e fushatës zgjedhore dhe duke lënë pas për komunitetet sadopak oksigjen më shumë.

“Kësisoj, duke filluar nga data 11 prill. Partia Socialiste dëshiron të zhvillojë përveç aktiviteteve të tjera edhe mbjellje pemësh në territorin e bashkisë tuaj. Për sa më lart, duke shpresuar se ju do ta pranoni donacionin e Partisë Socialiste, ju lutem të na vini në dispozicion një kontakt pune, që të informohemi për pikat e mundshme të mbjelljeve, si edhe të sigurohemi për përgatitjen e nevojshme të truallit për t’u mbjellë”, thuhet në letrën e firmosur nga kryesocialisti Rama.

Teksa prezantoi për herë të parë nismën 5 ditë më parë, Rama tha se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.

“Paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama teksa foli në Konventën Kombëtare të Turizmit.

Paraardhëse

Kush në rënie e kush në ngritje? Instagrami i VIP-ave të ‘BB’ ditët e fundit, cili fitoi menjëherë 15 mijë ndjekës

Pasardhëse

Sherr në “Big Brother”, Kristi: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm, mblidhe grupin se ditë të zeza do vijnë për ty, Luizi: Ti pështyn aty ku ha (VIDEO)

Pasardhëse

Sherr në “Big Brother”, Kristi: Je pa karakter, interesaxhiu më i frikshëm, mblidhe grupin se ditë të zeza do vijnë për ty, Luizi: Ti pështyn aty ku ha (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.