• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndahen certifikatat, Frida Krifca: 1 mijë orë trajnimi me 2 mijë fermerët të shpërndarë në të gjithë vendin

17 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Bujqësia shqiptare nuk është një bujqësi e mbijetesës që prodhon për familjen dhe vetëm tepricat i çon në treg, dhe që importon 8 lekë për një lek të eksportuar siç ndodhte një dekatë më parë. Tashmë Shqipëria është një eksportues i rëndësishëm rajonal i produkteve të freskëta që eksporton më shumë se 500 milionë dollarë për vitin 2022”, Kështu u shpreh ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.

Duke marrë fjalën në këtë takim, që u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ku ishin të pranishëm, femerë, ekstensionistë dhe student, ministrja Krifca solli në vëmendje një fjalë të urtë aziatike që thotë se “vizioni për disa është si humori i të sotshmes, ndërsa për disa të tjerë është pragu i prosperitetit të nesërm, duke nënkuptuar përpjekjet e përbashkëta për të ndërtuar skemën kombëtare të trajnimit në bujqësi, skemën më të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse të përçimit të dijes tek ekstensionistët dhe fermerët, që mishëron plotësisht këtë proverb”.

Krifca tha se, përballë sfidave të së ardhmes nuk mund të ecet pa rritur nivelin e dijes për fermerët, pa rritur aksesin ne teknologji e dixhitalizim, pa rritur sigurinë ushqimore të produkteve të cilat i drejtohen sot më shumë se 88 tregjeve të ndryshme në botë.

 “Pikërisht për të adresuar keto nevoja, diskutuam së bashku me partnerin tonë më të rëndësishëm mbi dijen – Universitetin Bujqësor të Tiranës – për të ndërtuar Skemën e trajnimit në Bujqësi e cila të mund ti drejtohej si fermerëve ashtu dhe ekstensionistëve të bujqësisë. Vumë në dispozicion të këtij procesi fonde dhe ndërtuam ekipin që përmblidhte ekspertet më të mire në fushat e bujqësisë, zooteknisë, ekonomisë bujqësore, bletarisë, blegtorise, etj. Ky ekip udhëtoi në të gjithë Shqipërisë dhe pyeti më shumë se 1,000 fermerë dhe ekstensionistë rreth nevojave që kishin në aktivitetin e tyre të përditshëm. Përgjigjet e tyre u bënë plani i këtij programi njohurie për bujqësinë shqiptare”, deklaroi ministrja.

Në fund të vitit 2022, në një bilanc të këtij programi, rezulton se u zhvilluan më shumë se 240 ditë trajnimi për 240 specialistë ekstensionistët dhe rreth një mijë orë trajnimi me 2 mijë fermerët të shpërndarë në të gjithë vendin. Rreth 827 prodhues perimesh, 720 prodhues frutash, 320 blegtorë, 135 prodhues BAM, etj. patën mundësi të diskutojnë gjatë 1000 orëve trajnim me specialistët më të mirë të sistemeve të prodhimit për problemet që ato hasin çdo ditë dhe për zgjidhjet që ofron sot shkenca dhe teknologjia e bujqësisë.

 “Në të 12 qarqet e vendit, fermerët panë edhe njëherë se ata nuk janë vetëm, por se shqetësimet e tyre gjejnë përgjigje duke angazhuar specialistët më të mirë të bujqësisë. Shifrat e anketimit në fund të trajnimit, por edhe bisedat që kam zhvilluar me specialistët e bujqësisë dhe fermerët tregojnë se kjo skemë ishte e vlefshme për ta (98%). 3 në 4 fermerë shprehen se duan që këto risi ti aplikojnë në territor ndaj për ne është e rëndësishme që të jemi pranë tyre në këtë proces të rëndësishëm”, u shpreh Krifca.

Ministrja theksoi se MBZHR, do ta shtrijë këtë program edhe në vitin aktual e atë në vijim duke siguruar që Skema Kombetare e Trajnimit në Bujqësi të çojë dijen më pranë prodhimit dhe fermerit përmes demostrimit të modelit të praktikave më të mirave bujqësore dhe blegtorale dhe krijimin e fermave model.

Ajo shprehu angazhimin për ndërtimin dhe mbikqyrjen e 30 fermave pilot në sistemet kyresore të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, si mundësia  më e mire për fermerët, që të shohin se si praktikat e mira bujqësore dhe blegtorale zbatohen në realitet, duke u përkthyer në rendimente më të larta, në kosto më të ulëta prodhimi.

 “Ky takim i cili në të vërtetë ishte menduar të ishte fundi i një procesi shumë të suksesshëm të zhvilluar gjatë vitit 2022, në të vërtetë është hapi i parë i një procesi të ri më të rëndësishëm e gjithëpërfshirës i cili do ti përçojë dijet dhe inovacionet bujqësore më thellë në territor. Unë jam shumë e lumtur që ne në realizimin e këtij vizioni jemi bashkë, bashkë për bujqësinë”, përfundoi ministrja Krifca.

Paraardhëse

Kreshnik Spahiu: Emërimi i kosovares Hyseni në krye të SHISH, akt patriotik

Pasardhëse

Meta takon sipërmarrësit e rinj dhe u propozon: Grante deri në 20.000 euro për bizneset sociale

Pasardhëse

Meta takon sipërmarrësit e rinj dhe u propozon: Grante deri në 20.000 euro për bizneset sociale

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.