• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Tik tak-et e fundit të PD, Valteri: Do shkojë Luli nesër si Çeço, shitblerjen e votës e shpiku PL, kush do e votonte atë kokëtul? Basha nuk firmos

10 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
43
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Orët janë duke kaluar dhe Partisë Demokratike, i ka mbetur edhe pak kohë afat për të plotësuar dokumentacionin në mënyrë që të mund të regjistrohen në zgjedhjet vendore 2023.

Por edhe pse u pa si një shans i dhënë nga KQZ, pas ngërçit të madh që e zgjidhi Apeli, partitë e opozitës duket se nuk kanë ndezur motorët e njëjtë për t’u futur në zgjedhje.

Mes këtij sfondi të nxehtë, edhe opinionistët apo ata që janë gjendur më pranë situatës në PD dhe PL së fundmi, janë ndarë në dy kampe.

Halit Valteri mendon se Partia Demokratike zyrtare, jo vetëm që nuk do bëjë ‘kapriço’ për dokumentacionin që do duhet të paraqesë në KQZ, por madje do bëjë ç’është e mundur për të qenë në zgjedhje, pasi sipas tij vijimësia politike ka treguar se në fakt, në momentin që kundërshton institucionet del jashtë loje.

“Sali Berisha me Meta nuk vijnë kurrë në pushtet dhe PD do futet në zgjedhje me një këmbë. Alibeaj dhe të tjerët e kanë kuptuar që mos plotësimi i dokumentacionit i lë jashtë pra nuk marrin pjesë. Basha dhe Alibeaj e kanë të qartë se heqja dorë nga institucionet i nxjerr jashtë loje, edhe pse janë gia jashtë loje. Do shkojë nesër si Çeço”,  tha Halit Valteri.

Por ndryshe ka qenë opinioni i avokatit të Partisë së Lirisë, Genc Gjokutaj i cili thotë se Basha nuk do firmosë dhe se “loja” e demokratëve është pikërisht kjo, pasi sipas tij janë palë me mazhorancën dhe duan të fitojë PS zgjedhjet.

“Ata do bëjnë qaramanin që komisionari i kapur nga mazhoranca… Unë di që Luli nuk do firmosë, le të presim dhe të shohim”,– tha Gjokutaj.

Ka qenë pikërisht kjo ndasi që ka sjellë edhe një debat mes tyre lidhur me situatën politike.

Sipas Valterit, opozita nuk ka asnjë mundësi të mundë Ramën, ndërsa akuzoi PL se ka shpikur blerjen e votave.

Ndërsa sipas avokatit, Valteri flet pa qenë objektiv dhe nxjerr mllef.

Valteri: Meta ka frikë të bëjë koalicion me Berishën, nuk e di pse.

Gjokutaj: “Ata që e thonë këtë se dijnë fare çfarë është folur sot me Berishën dhe Metën”.

Valteri: “S’ka shanse ta mundin Ramën. Kush do ta mundi Ramën? Ju na mësuat sistemin e blerjes së votës. Je i ri te PL-ja ti po në 2009, shitblerjen e votës e ka shpifur LSI. Ajo është lesh partie. Kush e voton atë kokëtul”?

Gjokutaj: “Ku ka ardhur të nxjerrë mllef këtu. Se kush e ka shpikur këto ne i dijmë. Ky do të bëjë histori tjetër. Po flasim për një gjë tjetër, jemi në prag zgjedhjesh për ngërçin juridik. Celibashi s’ka problem deri tani, ja kanë hedhur. Problemet e Gjykatës ja kanë kaluar Celibashit. Ka dy mënyra ose Celibashi do mbajë qëndrimin ose është një skemë e parapërgatitur. Keni konflikt interesi. S’më njeh ti mua.

Një ditë më parë KQZ vendosi që Sali Berisha të mos garojë në zgjedhjet e 14 majit, me siglën e Partisë Demokratike. Kërkesa e tij u rrëzua nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili tha se ai njeh si kryetar të Partisë Demokratike atë që është në Gjykatën e Tiranës. Celibashi tha se është Lulzim Basha që ka të drejtë të paraqesë kërkesën për regjistrimin e Partisë Demokratike”.

Paraardhëse

Olta debaton me Armaldon: Sot je me Luizin, ma hodhe në plehra investimin, s’më duhen afër njerëz si ti

Pasardhëse

Roland Bejko: Berisha nuk i lejon kandidatët e Primareve që të na bashkohen

Pasardhëse

Roland Bejko: Berisha nuk i lejon kandidatët e Primareve që të na bashkohen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.