• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, krenaria ime më e madhe

5 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u është drejtuar qytetarëve me një videomesazh, duke ia kushtuar arsimit, mësuesve dhe punës për transformimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve.

Duke i uruar mësuesit për festën e 7 marsit, Veliaj tha se sot në kryeqytet, mësuesit, ashtu si edhe nxënësit, japin mësim dhe mësojnë në hapësira moderne.

“Punën transformuese e nisëm nga kujdesi për më të vegjlit. Ende e kam të freskët imazhin e ditëve të para, të çerdheve, të kopshteve, që ishin lënë në mëshirë të fatit, 4 vite pa përkujdesje dhe mirëmbajtje: mure me lagështirë, mobilje të vjetra dhe kushte skandaloze. E njëjta situatë edhe me shkollat, klasa të ftohta, pa ngrohje, të pasigurta, pa biblioteka, pa palestra. Në ato 4 vite të atij gjumi të gjatë, nuk u ndërtua asnjë shkollë në të gjithë qytetin e Tiranës”, u shpreh ai.

Sipas Veliajt, sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet.

“Sot Tirana po kalon ditët më të mira e më të bukura në 103 vite kryeqytet dhe krenaria ime më e madhe në këto vite kontributi, janë shkollat e reja që kemi ndërtuar e rikonstruktuar në këto 8 vite. Në Tiranë është investuar kaq shumë në infrastrukturën e arsimit sepse ky ishte vizioni ynë: t’i lemë brezit të sotëm një pajë më të çmuar, që do t’i çojë drejt dijes, për ta çuar më lart Tiranën tonë dhe gjithë Shqipërinë. Sot kemi ndërtuar mbi 40 shkolla të reja. Një numër i tillë shkollash të reja, nuk ka ndodhur në 100 vitet e Tiranës si kryeqytet. Si për shkollat e qendrës, me po të njëjtën vëmendje ndërtuam edhe shkollat në periferi. Sepse për ne nuk ka rëndësi “ku”, por “kujt” ia ofrojmë përkushtimin dhe mundin tonë, dhe ata janë nxënësit, çunat dhe gocat e mrekulleshëm të Tiranës”, nënvizoi Veliaj.

Duke sjellë ndërmend se dikur dyert e shkollave mbylleshin me zilen e orës së fundit, kryebashkiaku tha se sot, shumica e shkollave janë kthyer në Qendra Komunitare, si hapësira të hapura, të sigurta për komunitetin dhe fëmijët tanë.

“Kur mendoj në çfarë situate i gjetëm ato, se si nisëm këtë rrugëtim me shumë peripeci, them se kemi bërë një punë të paqme dhe kemi marrë vendimet e duhura për arsimin. Nuk jemi perfektë, por kemi bërë shumë! Dhe jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të domosdoshme ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt, së bashku”, siguroi Veliaj.

Ai tha gjithashtu, se është punuar shumë edhe për rikonstruksionin e shkollave të tjera, kopshteve e çerdheve, si dhe terreneve sportive.

“Janë shkolla që janë bërë falë mbështetjes të secilit prej jush, të dashur qytetarë, dhe për këtë unë ju jam shumë mirënjohës. Nëpërmjet taksës së infrastrukturës arsimore, që në fakt nuk ishte një taksë e re, ishte taksa e gjelbërmit, që për 4 vite mblidhej për pemë, ne thjesht vendosëm që me ato para, të ndërtonim shkolla, sepse besojmë që pemët, siç kemi treguar, mund t’i gjejmë dhe me donatorë dhe me kontribute private, ndërkohë që ai 150 lekëshi, më pak sesa një kapuçino, që ne e shpenzonim si taksë për pemët çdo muaj, sot është shfrytëzuar për të ndërtuar këto 40 e ca shkolla të reja dhe besoj se kemi bërë vendimin e duhur, duke mos rritur taksat, por duke përdorur një taksë të vjetër, për diçka që sot e marrim me kontribut vullnetar, dhe për ta kaluar atë në një shpenzim afatgjatë për arsimin në Tiranë”, sqaroi kryebashkiaku.

Ndërkaq, ai vuri në dukje se në këto 8 vite, përveç shkollave të reja, janë rikonstruktuar edhe 36 shkolla të tjera; janë ndërtuar 20 kopshte të reja dhe janë rehabilituar 34 të tjerë; janë bërë 9 çerdhe të reja dhe 22 janë rehabilituar. Po ashtu, janë ndërtuar dhe rehabilituar 70 palestra dhe terrene sportive në shkolla.

Paraardhëse

“Big Brother VIP”, Qetsori sulmon Luizin përmes Kiarës: Jepi, mos e çaj kryt

Pasardhëse

“BBVIP”, Kristi i pakënaqur me hyrjen e Sabianit, nuk jam mësuar me këtë

Pasardhëse

“BBVIP”, Kristi i pakënaqur me hyrjen e Sabianit, nuk jam mësuar me këtë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.