• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dashnor Sula ngre shqetësimin: Njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe, apo të hanë një darkë

26 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në llogarinë e tij në “Facebook”, në lidhje me shpopullimin e vendit, deputeti ka shpërndarë pamje ku rrugët shihen bosh, ndërkohë që më parë sipas Sulës, qyteti gumëzhinte nga banorët dhe turistët.

Ai shkruan se; mbyllja e gjithë jetës shoqërore dhe ekonomike në një orar të hershëm, do të thotë që njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe, të blejnë një gjë më shumë në market, të dalin në një darkë dhe të gjitha këto ndikojnë në ekonominë e vendit që ka një efekt zinxhir e përfundon, deri në pamundësinë e gjenerimit të parave për pensionistët.

Postimi i plotë:

“Trishtimi që mbjell shpopullimi!

Video që shihni të postuar më poshtë, është xhiruar mbrëmjen e së shtunës në orën 21:20 minuta. E filmova këtë moment sepse më krijoi një ndjenjë keqardhje shumë të madhe.

Më përpara, në fundjavë Belshi gumëzhinte nga banorët e qytezës por edhe nga ata që vinin nga fshatrat por edhe nga turistët. Por mbrëmë, ora 21:20 ishte njësoj sikur ora 2:00 e mesnatës. Baret, restorantet, maketet, farmacitë ishin mbyllur të gjitha. Në Belsh vetëm disa dritare shtëpish kishin drita, të tjerat ishin boshë.

Shpesh herë kam ngritur shqetësimin e shpopullimit të vendit. Sot po jua tregoj në një mënyrë që e kuptoni të gjithë besoj. Në Belsh nuk ka më të rinj dhe burra e gra të moshës së mesme. Si në çdo qytet të vendit, në Belsh kanë mbetur vetëm disa të rinj që numërohen me gishtat e dorës dhe disa burra e gra në prag të pensionit.

Veç trishtimit që të krijon psikologjikisht kur sheh këtë video në të cilën që në orën 21:20 mbyllet jeta, ka edhe pasoja të tjera katastrofike.

Mbyllja e gjithë jetës shoqërore dhe ekonomike në një orar të hershëm do të thotë që njerëzit nuk kanë mundësi të pinë një kafe, të blejnë një gjë më shumë në market, të dalin në një darkë. Të gjitha këto ndikojnë në ekonominë e vendit që ka një efekt zinxhir e përfundon deri në pamundësinë e gjenerimit të parave për pensionistët.

Këto nuk janë parrulla për politike, por është një realitet i hidhur që kërkon vëmendjen e të gjithë qeverisë për të ndryshuar situatën“, shkruan ai.

Paraardhëse

Luizi: Babai i Kiarës më bëri të reflektoj për gjuhën e përdorur brenda shtëpisë

Pasardhëse

Maestro i kërkon Luizit të pajtohen, përgjigja e tij i vë “kapakun”

Pasardhëse

Maestro i kërkon Luizit të pajtohen, përgjigja e tij i vë “kapakun”

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.