• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Martin Leka: Sondazhi që flet më shumë se Lulzim Basha

26 February, 2023
në Kryesore, Opinion
0
70
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Martin Leka

 

Që kur dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike, kemi dëgjuar shumë për Lulzim Bashën dhe pothuaj fare pak ose aspak nga Lulzim Basha.

Fillojmë me të parën.

Askujt nuk i shkonte ndërmend se për Lulzim Bashën do të dëgjoheshin ndonjëherë akuza e kritika, nga më të thjeshtat, gjer tek më monstuozet nga goja e Sali Berishës, njeriut që e mbështeti dhe de facto i dha postin që la vetë në partinë e vet. Në vazhdim e përkujdesje të “melodisë” së dirigjentit të partisë, me po të njëjtën gjuhë e deri në shthurje, shpura e Foltores, aktivistë e simpatizantë e zëdhënës e përkrahës të doktorit të PD, vazhdimisht kanë sulmuar e sulmojnë ende ish-kryetarin e PD, Basha, duke marrë përmasat e një linçimi publik.

Besoj janë të njohura për publikun akuza të tilla ndaj Bashës si ato me “dosjen Muzin”, “Toyota Yaris”, “shitjen e Zgjedhjeve”, “dorëzimin e mandateve të deputetëve”, “bojkotin e zgjedhjeve lokale”, etj. etj, a thua se gjithë të zezat në PD i kishte bërë Lulzim Basha. Akuza që as vetë kundërshtari politik i Partisë Demokratike nuk i kishte bërë gjer në këtë shkallë. E kam fjalën për Ramën, i cili duhet ta ketë “zili” Foltoren e kreun e saj për akuzat që i bëhen krahasuar me ato ndaj Bashës…

Për t’u vënë kapak këtyre akuzave, vetë Berisha u “kujdes” ta “këshillonte” Bashën të mos paraqitej në potestën e organizuar më 7 ora 7 të muajit të 7 dhe ky ishte një inkurajim i pastër për falangat në rast të dukjes së Bashës në (portesta e 7 Korrikut)! Mos o zot, por do ta kishim “zili” djalin që gurshtoi Berishën në bulevard, krahasuar me atë që mund ti bëhej Bashës pas deklaratave të Berishës. Sepse lideri frymëzon, për mirë a keq qoftë. Ka ndodhur në plot raste të tjera kur individë, grupe apo turma janë aktivizuar e frymëzuar si të ishin pult komandimi për prapësira e incidente të rënda këto 30 vite.

I dinë të gjithë. I dinë (po nuk kanë gojë të flasin) dhe muret e bodrumeve apo tualeteve të Pallatit të Kongreseve  që kanë ngrënë kundërshtarët e Berishës kur zhvilloheshin mbledhjet e forumeve. Kundërshtoni po deshët në këtë që sapo thashë. Dakord. Edhe unë e pranoj dhe nuk di që Sali Berisha të ketë rrahur vetë njeri, madje dikur, kur u fol se i ka futur një shpullë Tritan Shehut kur ishte ca kohë Kryetar i PD, nuk e kam besuar dhe nuk e besoj.

Por lideri frymëzon, për mirë apo keq. E njeh historia dhe praktika këtë fenomen. A nuk i frymëzoi Trump, ish-presidenti amerikan turmat që mësynë Kongresin e SHBA?! Nuk u tha turmave “ikni pushtoni Kapitolin”, por i frymëzoi, i nxiti të shkonin të bënin pikërisht atë që bënë. Ata që frymëzojnë të keqen, ata janë njësoj fajtorë me ata që e kryejnë atë. U zgjata pak sa për të treguar se Berisha ka shkuar kaq larg me Bashën, sa duket tepër e vështirë edhe të negociohet një bashkëpunim mes tyre, jo më të bëhet realitet.

Paraardhëse

Tan Brahimi thur plane me Luizin për të manipuluar Oltën: Do i them që lojën e fiton ajo

Pasardhëse

Strategjia e Armaldos për të sulmuar Luizin: Nëse ne bëhemi 4 vetë bashkë, e godasim

Pasardhëse

Strategjia e Armaldos për të sulmuar Luizin: Nëse ne bëhemi 4 vetë bashkë, e godasim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.