• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Alba Malltezi: Kë duhet të kishin kapur vërtetë “prej zhelesh” në PD

26 February, 2023
në Kryesore, Opinion
0
45
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Alba Malltezi

 

Për fat të keq deformimi i realitetit vazhdon të jetë intensiv dhe i pandërprerë nga një grupim “reformues” brenda Partisë Demoktatike të Shqipërisë, por sidomos, akoma dhe më me këmbëmngulje vazhdon ky deformim nga ata që prezantohen si përfaqësues të interesave dhe aksioneve opozitare me të vlefshme për këtë parti. Pyetja është: E bëjnë në interes të opozitës dhe të PD-së apo e bëjnë për interesa personale, pasi me qëndrime dhe veprime alogjike dhe të pavërteta kanë krijuar një profil të rremë dhe aspak konstruktiv si mbështetës të opozitës (pushtet edhe ky).

Për të kuptuar se sa demode’ janë me qëndrimet e tyre gjoja në favor të opozitës, mjafton të shohim çfarë po ndodh në Itali me Partinë Demokratike sot në opozitë. Nuk ka studio televizive, nuk ka opinionbërës të mos kritikojnë gjendjen kaotike që ka përfshirë këtë parti të rëndësishme italiane që doli humbëse nga zgjedhjet më të fundit parlamentare ku në fron u ngjitën lehtësisht Fratelli D’Italia e Giorgia Melonit dhe e gjithë e djathta, përfshi Salvinin dhe Berluskonin.

Analizat kritikuese që kanë shpërthyer për të kërkuar, pretenduar rimëkëmbjen e PD-së italiane si opozitë ndaj pushtetit sot në Itali, nuk thërrmohen, anatemohen, shkallmohen siç ndodh prej shumë vitesh tashmë me kë përpiqet të kritikojë PD-në e marrë peng për afera dukshëm personale nga Sali Berisha dhe familjarët e tij. Dhe sidomos, askush në Itali nuk e çon as nëpërmend të artikulojë një mendin se “nëse PD italiane është sot në këtë pikë, kjo për faj të Fratelli D’Italia, të Legës apo të Forza Italia të Berluskonit”. Pa përmendur pastaj shembujt që sillen në studio televizive shqiptare nga gjoja njohës të Italisë për politikën që bëhet në vendin fqinj. Ato janë aq të dëformuara, të rreme dhe qësharake sa nuk arrihet të kuptohet nëse bëhen pa dashje, thjeshtë nga padituria apo paaftësia për të kuptuar, apo bëhen kinse, me qëllim.

Për t’u rimëkëmbur me të vërtetë e për t’u rikthyer si një Parti serioze dhe pretenduese shtetbërëse, Partia Demokratike Shqiptare duhet ta kishte bërë me kohë, por është ende në gjendje, (duke përdorur fjalët e pavend të njërës prej tyre) “të kapë prej zhelesh” ata që as të vërtetën dhe as gjendjen reale, nuk e kanë treguar ndonjëherë në atë Parti duke e përdorur vetëm për interesa personale biznesi apo familjare. Ky duhet të jetë 3 marsi i vlefshëm i ringjalljes së tyre.

Paraardhëse

Veliaj flet për turizmin: Emrat më të mëdhenj të hotelerisë në botë po vendosen në Tiranë

Pasardhëse

Veliaj: Tirana s’ka kohë për të humbur, është në rrugë të mbarë për të qenë kryeqendra e gjithë Ballkanit

Pasardhëse

Veliaj: Tirana s’ka kohë për të humbur, është në rrugë të mbarë për të qenë kryeqendra e gjithë Ballkanit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.