• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aplikacioni i ‘certifikuar’ online, deputeti i PS-së: Kush ka nxjerrë të dhënat shkon para drejtësisë

20 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste e ka seriozisht që të padisë penalisht të gjithë ata që kanë marrë të dhëna nga aplikacioni ‘Aktivisti’ dhe i kanë përdorur, disa për të targetuar persona të veçantë. Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj, i ftuar në ‘Studio Live’ të gazetarit Arbër Hitaj në Report Tv tha se të dhënat mbrohen me ligj dhe ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen.

“Personat përgjegjës do të çohen para ligjit. Ne jemi duke u marrë shumë seriozisht për denoncimin penal. Aplikacioni dhe të dhënat janë të përdoruesve. Përdorimi i të dhënave është i ndaluar me ligj. Të dhënat janë publike por nuk mund të merren dhe të ekspozohen njerëzit edhe nga bindjet. Së pari një herë u krijua një listë e falsifikuar, me mbi 90 mijë emra, që ishte edhe Ilir Meta. Së dyti filluan të targetoheshin njerëz. Ekspozoheshin njerëzit e aplikacionit. Unë thashë që aty mund të ketë edhe kundërshtarë”, tha Xhafaj.

Duke shpjeguar pse u krijua aplikacioni Sekretari Digjital socialist tha se qëllimi është vetëm komunikimi i mesazhit politik të PS dhe promovimi i atyre që punojnë.

“Ne kemi pasur gjithmonë, në çdo zgjedhje, një metodë të re për komunikim me qytetarët. Këtë herë ishte shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që ne e kemi thënë se komunikimi me qytetarët është vendosur prioritetet. Ky aplikacion është komunikimi dhe kemi përqendruar burimet. Një mënyrë e lehtë për t’u naviguar dhe për t’u kontrolluar komunikimi dhe qëndrimi politik e mesazhet e Partisë Socialiste. Aplikacioni është akuzuar për gjithfarë gjërash. Përdorimi gjoja i administratës apo që aplikacioni monitoron Facebook-un është një histori e vjetër. Gjithnjë e kanë bërë. Çfarë historie është kjo? Është prodhuar një histori false nga fillimi deri në fund. Një person që donte të bëhej i famshëm hodhi një gur dhe fatkeqësisht edhe opozita e mori. Asnjë e dhënë sensitive nuk kërkohet. Aplikacioni është i hapur për të gjithë, edhe për kundërshtarë”, tha Etjen Xhafaj.

Ai gjithashtu tha se opozita me akuzat synon të krijojë ‘stuhi në gotë uji’ dhe të bëjnë ‘gjithmonë një revolucion’.

“Synimi i aplikacioni është komunikimi. Të gjitha këto të tjera janë se çfarë do të bënin këta po ta kishin. Të dhënat aty janë emër, mbiemër, një numër telefoni ose adresa e emailit që të verifikohet dhe pastaj një qark. Edhe adresa është me zgjedhjen e përdoruesit. Nuk ka asnjë të dhënë tjetër që duhet. Nuk ka as vendin e punës. Është një aplikacion transparent komunikimi. Njerëzit mund të regjistrohen me emrin e tyre apo të përdor një kod. Edhe ‘App store’ dhe ‘Play Store’ e kanë audituar aplikacionin dhe e kanë provuar që asnjë standard nuk shkelet. Ka një sistem pikësimi, qëllimi është gara e brendshme. Të promovojmë ata që angazhohen. Aty ka dhe limit pikësh”, tha ndër të tjera në Report Tv Sekretari Digjital i PS, deputeti Etjen Xhafaj.

Paraardhëse

Gonxhe tregon mangësitë e opozitës: PD-ja vijon të ketë ende mentalitetin e një diktature

Pasardhëse

Fenomeni “Luiz” shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptare (FOTO)

Pasardhëse

Fenomeni "Luiz" shfaqet edhe në ditëlindjet e vajzave shqiptare (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.