• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhja e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, VOA: Mandati i Zaçajt, i cunguar

20 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
29
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese, zgjodhi sot, në raundin e tretë të votimit, kryetaren e re të saj, Holta Zaçajn, e cila mori një shumicë prej 5 votash. Ajo vihet në drejtimin e Gjykatës, pas vetëm më pak se një muaj eksperiencë si anëtare e saj, dhe me një mandat të cunguar.

Sipas ligjit, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, ka një mandat 3 vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Por zonja Zaçaj, nuk do të mund ta ushtrojë të plotë mandatin e fituar sot, pasi në vitin 2025, asaj i përfundon mandati si anëtare e Gjykatës. Ajo u zgjodh si e tillë në janar, duke marrë pjesën e mbetur të mandatit të zonjës Vitore Tushe, e vetmja, nga anëtarët që i mbijetoi procesit të vettingut, dhe qëndroi në detyrë deri në plotësimin e Gjykatës me të 9 anëtarët e saj të rinj.

Në garë për kreun e Kushtetueses ishin dhe dy anëtare të tjera të gjykatës, Fiona Papajorgji dhe Mariana Semini. Në dy raundet e para asnjë prej emrave në garë, nuk kishte marrë shumicën e kërkuar prej të paktën 5 votash. Madje në votimin e dytë, të premten e shkuar, të tre kandidatet, morën nga 3 vota secila, ndërsa sot, duket se dy nga votat që kishin qenë për zonjën Semini, i kaluan zonjës Zaçaj. Anëtarja Semini mori vetëm një votë, ndërsa zonja Papajorgji ruajti 3 votat që kishte marrë më parë.

Zonja Zaçaj, 47 vjeçe, vjen nga sistemi i avokaturës, me një angazhim dhe si eksperte ligjore, kryesisht në fushën e së drejtës familjare dhe asaj të fëmijëve./voa

Paraardhëse

Vuçiç në panik: Kosova po planifikon blerjen e 100 automjeteve të blinduara

Pasardhëse

Vjosa Osmani: Qëndrimi im për planin franko-gjerman nuk ka ndryshuar

Pasardhëse

Vjosa Osmani: Qëndrimi im për planin franko-gjerman nuk ka ndryshuar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.