• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga Rusia në Shqipëri, bllokohet anija që transportonte 22,500 tonë naftë kontrabandë në Durrës

20 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një anije që po transportonte 22 500 tonë naftë kontrabandë nga Rusia në Shqipëri është bllokuar në Durrës. Në kuadër të operacionit është bllokuar një anije me flamur Liberia, e cila po transportonte sasinë e naftës me dokumentacion të falsifikuar, e cila do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Për pasojë është sekuestruar sasia e naftës dhe dokumentacioni i lundrimit të kapitenit, si edhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Zhvillohet operacioni policor i koduar “Embargo”, bazuar në inteligjencën policore.

Operacioni është në vijim, për goditjen e futjes në Shqipëri, të naftës kontrabandë që vjen nga Rusia.

Bllokohet një anije që transportonte 22 500 tonë naftë.

Në operacion, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Policia Kufitare e Portit Durrës, Drejtoria e Antikontrabandës, autoritetet doganore të portit, roja bregdetare dhe Kapiteneria e Portit Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Strukturat policore që operojnë në Durrës, veçanërisht Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durres, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara muajt e fundit, me qëllim goditjen e kontrabandimit të naftës që vjen nga Libia e vende të tjera, kanë siguruar në vijimësi, përmes inteligjencës informative, informacione për një anije me flamur liberian që do të kontrabandonte një sasi shumë të madhe nafte.

Bazuar në këto informacione është organizuar dhe është në vijim operacioni policor i koduar “Embargo”, në kuadër të të cilit është bllokuar një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, që do të kontrabandohej në Shqipëri.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo ngarkesë nafte është marrë nga vendet me embargo për naftën, konkretisht nga Rusia. Anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe pretendohet se më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër, në një sasi prej 22 500 tonë lëndë djegëse naftë.

Në vijim të veprimeve, bazuar në dyshime të arsyeshme se kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt, u bë sekuestrimi i saj dhe i dokumentacionit të lundrimit të kapitenit, si dhe bllokimi i ekuipazhit që përbëhej nga 22 shtetas, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin sa më të plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme dhe për identifikimin e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari, si persona fizikë apo juridikë.

Paraardhëse

“Motrat, 4 nepërkat”, vëllai: E laja e shpëlaja mamin, e kisha Perëndi! Ato bëheshin xheloze edhe më bullizonin

Pasardhëse

U nxorrën të gjallë nga rrënojat, momenti prekës kur babai takohet me vajzën pas disa ditësh (VIDEO)

Pasardhëse

U nxorrën të gjallë nga rrënojat, momenti prekës kur babai takohet me vajzën pas disa ditësh (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.