• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gerta Loku nuk përfitoi nga fondet e BE-së: Duhet të gjesh një sekser që ta sigurosh në këmbim të 30% të vlerës së subvencionit

19 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
163
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gerta Loku, shpenzoi një shumë të konsiderueshme të hollash dhe shumë orë punë për të plotësuar dokumentacionin, në mënyrë që të përfitonte nga skema e subvencioneve IPARD të Bashkimit Europian.

Gerta ka përvojë shumëvjeçare në mbarështimin e dhive dhe një plan të qartë biznesi për të zgjeruar numrin e krerëve, që më pas të ofrojë shërbime të agroturizmit me shijen autentike të bulmetit organik nga racat më të rralla të dhive në Europë.

“Ditën që do të dorëzoja dosjen, nuk më hapën telefonin. Skema funksionon e tillë: Duhet të gjesh një sekser që të sigurojë fondin në këmbim të 30% të vlerës së subvencionit.

Duke qenë person i njohur në publik dhe aktiviste nuk më ofrohet as sekseri”, tha zonja Loku, e cila nuk ka përfituar nga skema IPARD edhe pse i plotëson kushtet.

Vitet e fundit, fondet nga skema IPARD në bujqësi janë rritur. Këtë vit, nga ky program janë në dispozicion 42 milionë euro, gati 30% më shumë se vitin e kaluar.

Por shpërndarja nuk është e tillë që të mbështesë zhvillimin e klasterit, qoftë në bujqësi apo blegtori, me qëllim zhvillimin e të gjithë zinxhirit të një produkti në një zonë ku fizibiliteti është i lartë.

Vitin e kaluar, financimet nga skema kombëtare ishin 1,5 miliardë lekë nga rreth 1 miliard lekë në vitin 2021. Rreth 6,211 blegtorë përfituan nga Skema e Mbështetjes, në vitin 2022, kundrejt 4 316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021.

Skema Kombëtare që aplikohet nga AZHBR mbështet fermat mbi 100 krerë dele dhe/ose dhi, shkon në vlerën 1200 lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 lekë për subjekt.

Ndërsa për fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, mbështetja është në vlerën 10 000 lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 lekë për subjekt.

Roberti nga Semani thotë se, mbështetja nuk është e mjaftueshme, pasi kostot e ushqimit janë rritur, teksa një litër qumësht ende kushton sa një shishe ujë i paketuar.

Luan Çela, i cili mbarështon një fermë me 10 lopë në Qarkun e Fierit, tha se u bënë vite që punon me sezone në Itali dhe Greqi që të mbulojë shpenzimet për ushqimin e kafshëve.

Pas shumë viteve në emigracion, ai u kthye në Shqipëri për të pleqëruar prindërit.

“Punoj çdo vit disa muaj jashtë vendit, ndryshe nuk përballohen shpenzimet e fermës”, tha ai. Luani, edhe pse ka aplikuar shumë herë për subvencion, nuk ka fituar asnjëherë, pasi shpesh në fshatin e tij, fondet ndahen me përkatësi politike.

Me gjithë këto financime të reja shihet se sektori i bujqësisë është tkurrur vitin e kaluar.

Në 9-mujorin e parë 2022, ekonomia e vendit u rrit mbi 4%, sektori i bujqësisë ishte me rënie.

Brenda bujqësisë, dega e blegtorisë kishte rënien më të madhe, pohuan ekspertët e bujqësisë.

Një raporti i FAO-s (dega e ushqimit në OKB) tregon se fermerët shqiptarë marrin vetëm 3 euro mbështetje direkte për hektar nga shteti, ndërsa 42 euro shkojnë për institucionet dhe subjektet që monitorojnë sektorin e bujqësisë.

Kjo është e kundërta e situatës në vendet e tjera, ku pjesa më e madhe e fondeve shkojnë drejtpërdrejt te fermeri.

Në Kosovë, 69 euro për hektar shkojnë për fermerin dhe 54 euro për administratën, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë, 66 euro për hektar i shkojnë fermerit dhe 60, administratës.

Mesatarisht, vendet e Ballkanit Perëndimor u dhanë fermerëve të tyre rreth 53 euro për hektar, ndërsa në Shqipëri, kjo shifër ishte 18 herë më pak, me vetëm 3 euro.

Raporti i FAO-s thekson se qeveria ofron shumë pak në mënyrën e financimit publik për fermerët dhe paratë e përcaktuara për këtë sektor nuk shkojnë aty ku duhet.

Me këtë nivel financimi, në raport thuhej se shteti nuk ofron asistencë të mjaftueshme për fermerët, për të përballuar konkurrencën në treg, për të parandaluar shpopullimin rural, apo për të rritur produktivitetin.

Si i tillë, vendi duhet të rrisë urgjentisht financimin e drejtpërdrejtë dhe të përmirësojë funksionimin e institucioneve, në mënyrë që fondet të absorbohen siç duhet.

Për të përmbushur kriteret e BE-së, Shqipëria duhet të ndajë ekuivalentin me një të tretën e asaj që pret në financimin e BE-së.

Prandaj, Shqipëria duhet të pesëfishojë alokimin e saj për bujqësinë. Puna në bujqësi është e vështirë, por në Shqipëri është edhe stresuese.

Fermerët shqiptarë janë të ekspozuar nga ndryshimi i klimës, mungesa e ekspertizës, laboratorëve, certifikimeve etj.

Punojnë pa kontrata, pa mbështetje financiare dhe për të gjitha këto arsye, “biznesi” i tyre shpesh është në fije të perit.

Paraardhëse

Leonard Olli: Janë bërë punë të mira në Tiranë, nuk mund të mohojmë gjithçka

Pasardhëse

Ҫfarë ndodhi? Luizi shpërthen në lot, sërish i vetëm në oborr

Pasardhëse

Ҫfarë ndodhi? Luizi shpërthen në lot, sërish i vetëm në oborr

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Erion Veliaj, i kërkoi Këshillit Bashkiak të Tiranës, që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i...

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.