• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flet deputetja Luljeta Bozo: Kryeministri nuk largohet kështu, më zuri koka në seancë, ky vetëm revolucion nuk është

18 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, ka dhënë një intervistë të gjatë për emisionin “Kjo Javë”, ku është shprehur se, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi pas një incidenti kishte thyer këmbën, Bozo komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe situatën e krijuar javët e fundit në Kuvend.

Ajo u shpreh se ishte e pranishme vetëm 45 minuta në seancën e fundit plenare, por u largua me dhimbje koke për shkak të zhurmës akustike të shkaktuar nga opozita.

“Ajo seancë, ishte për mua jo normale, sepse në vend të bëhen diskutime pro dhe kundra, seanca ishte një tmerr i vërtetë. Unë tre çerek ore ndenja dhe më filloi një dhimbje koke e tmerrshme nga rënia e bilbilit dhe tavolinave me dorë”, u shpreh ajo.

Ndërkohë e pyetur lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe përmendja e emrit të Edi Ramës në aktakuzë, ajo tha se duhet pritur që drejtësia amerikane të përfundojë hetimet, e më pas të kërkohet që të veprojë Prokuroria jonë.

“Unë mendoj se çështja McGonigal, i përket SHBA dhe do ta zgjidhin ata, dhe nëse gjatë shqyrtimit do dalë ndonjë gjë nga këto probleme që ngre opozita, atëherë do vijë puna dhe tek ne. Sepse duhet të kesh prova ta çosh në Prokurori që të nisin hetimet. Nuk dyshoj, se drejtësia amerikane është drejtësi në kuptimin e vërtetë të fjalës, dhe problemet e tjera janë fare absurde, që dhe një fëmije t’ia thuash nuk i beson… që një kryeministër do bëka gjithë këtë gjullurdi”, tha ajo.

E sa u përket portestave nga opozita, ajo thotë se vetëm revolucion që nuk janë, dhe se kështu është e pamundur që të rrëzohet një qeveri.

“Ky vetëm revolucion nuk është… revolucioni është një vullkan. Nuk është me aq njerëz sa dolë. Revolucioni vjen nga një revoltë e përgjithshme, për gjërat që njerëzve u ka ardhur laku në fyt. Kur ngrihet  duhet të kesh një objektiv, për çfarë po ngrihesh? Në lidhje me zyrtarin e FBI? Për mua nuk është kauzë. Të mbarojë hetimi dhe pastaj të ngrihen. Me këto protesta nuk bie jo ky kryeministër, por asnjë. Bie vetëm nga vota e popullit”, u shpreh Bozo.

Paraardhëse

33-vjeçarja flet për punën si shofere autobusi: Doganierët serbë më thonë “Madame”

Pasardhëse

Një mënyrë kjo për të shpëtuar veten? Maestro nuk i ndahet Luizit, analizon “fuqizimin” e tij

Pasardhëse

Një mënyrë kjo për të shpëtuar veten? Maestro nuk i ndahet Luizit, analizon “fuqizimin” e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.