• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Kryemadhi: Ka deputetë të opozitës që i bien dajres kot, Rama do përgjigjet për çështjen e McGonigal

18 February, 2023
në Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka komentuar situatën e krijuar në seancat e fundit në Kuvend dhe vendimin për përjashtimin e disa prej deputetëve të opozitës.

Ajo u shpreh se deputetët e opozitës ndahen në disa kategori, ku mes tyre ka nga ata, që siç tha, “i bien dajres kot”.

“Është hipokrizi që të themi se zhvillohen seancat. Në bazë të rregullores ata janë të detyruar. Pikë së pari duhet të mbahej interpelanca, Rama është i detyruar të përgjigjet pasi është çështje ligji. Me ligj duhet ngritur Komisioni Hetimor. Nuk ka të bëjë me dëshirën e një deputeti, por të shumë të tyre. Kemi 21 deputetë të përjashtuar. Kush e vendos? Klotida Dushkaj? Ku është ndryshimi mes saj dhe Ina Zhupës. Nuk është mbledhur as byroja. Deputeti ka shkuar në orën 9.

Është bllokuar në mënyrë të qëllimshme. Përveç se ndërtojnë ligjin në dorë të Maliqit, kanë probleme me artikulimin e tyre. Ata kanë të drejtë pasi këtu përjashtohen në grup deputetët dhe strategjia do jetë në mënyra të ndryshme. Ka qenë një teatër kukullash kur kemi qenë të vegjël që thonim ‘nesër Bardhoshja ka ditëlindjen’.
Ne në parlament dhe në rrugë nga ka ngelur. Ne deputetët i ndajmë në disa standarde. Kemi ata deputetët të mazhorancës që përdoren për interesat e tyre, nga ata që përdoren nga opozita për të intimiduar opozitarizmin. Ka dhe nga ata deputetët të opozitës që i bien dajres kot. Targeti im nuk janë deputetët që duan të sillen si parimor, por që në fakt parimi është i zgërlaqur. Nuk është se i bëjnë dëm opozitës, por vetes së tyre dhe zhvlerësojnë opozitën në Parlament. Do vijë një moment që dhe ky moment do të sqarohet. Kjo ka ardhur dhe nga loja permanente e Ramës për të përçarë opozitën”, ka deklaruar Kryemadhi.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe në lidhje me Interpelancën e thirrur për Kryeministrin Edi Rama, lidhur me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

“Jemi njoftuar se për ligjet e votuara para dy vitesh i kanë sjellë në Parlament edhe pse u kanë kaluar koha. Të gjitha pyetjet e opozitës kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit shqiptar nga Rama si dhe korruptimin e ish-zyrtarit të lartë amerikan. Cili është qëllimi për të përdorur një zyrtar të lartë për të kapur opozitën? Kjo do të tregojë origjinë e parave. Shqipëria është kthyer në një kështjellë të pamposhtur të krimit të organizuar. Rama është në ajër dhe i pasigurt për të dhënë përgjigje. Frika është e madhe. Shoh që artikulimi i tij mendor është shterues pasi i kanë mbaruar argumentet.

Gjithsesi, do gjejë fjalë të reja siç bëri te inceneratorët. Mënyrë sesi largohet nga Tirana tregon se kapja në flagrancë është e jashtëzakonshme. Çfarë do të thotë për McGonigal dhe përmendjen e tij 14 herë në aktakuzë? Deri më sot nuk e kemi parë që sistemi i drejtësisë të përmendë emrin e një kryeministri, sidomos të një vendi në NATO… është përtej batutave të Ramës”, tha ajo.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi me çiftin? Luizi ngre dorën ndaj Kiarës: Më lër rehat

Pasardhëse

Sherri brenda “BBV”, reagon gruaja e Armaldos: Mesazhet nga fansat e Luizit nuk i toleroj

Pasardhëse

Sherri brenda "BBV", reagon gruaja e Armaldos: Mesazhet nga fansat e Luizit nuk i toleroj

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.