• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Godina të reja në QS, Erion Veliaj: Çliruam hapësirat e zaptuara. Studentët, prioritet në Tiranë

18 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi godinat e reja studentore në Qytetin Studenti, për të cilat tha se koha e zaptimit të hapësirave publike ka marrë fund, kurse puna që po bëhet këtu do të transformojë rrënjësisht jetesën e studentëve në kryeqytet.

“Më vjen mirë të them se ‘Qyteti Studenti’ nuk ka qenë kurrë më i liruar dhe më i transformuar se sot. Puna ende nuk ka mbaruar, por nuk ka qenë asnjëherë më mirë se kaq, nëse kujtojmë sa territor dhe sa dhoma kemi liruar. Tre godina ishin zënë nga qytetarë, të cilët nuk ishin fare studentë. Ata i mirëkuptojmë, të gjithë do të trajtohen me bonus qiraje. Jo vetëm këtu, në Njësinë 2, por edhe në Njësinë 11, ku kemi pasur qytetarë, të cilët kishin zënë godinat e studentëve të Universitetit Bujqësor – do të trajtohen me bonus qiraje, njësoj siç ishin këtu, por ama kemi çliruar disa hapësira për studentët. Më vjen mirë që pasi kemi mbaruar konviktet e UBT-së, të Inxhinierisë, të Mjekësisë, tani po ecim si efekt domino: po mbarojmë 4-5 godina këtu, fillojmë 4-5 të tjera në Qytetin Studenti”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se studentët kanë prioritet dhe kërkoi bashkëpunim nga qytetarët, në mënyrë që konviktet e reja të mbarojnë sa më shpejt.

“Në mandatin e tretë duhet ta mbyllim kapitullin e godinave që duhet të rikonstruktohen, për të filluar më pas me godinat e reja, çka nënkupton hapësirë të re për Fakultetin e Drejtësisë, për Fakultetin e Ekonomisë, për Shkencat Sociale dhe më shumë hapësirë për studentët në terma të konvikteve apo apartamenteve të vogla. Në një kampus të vërtetë bashkëjeton edhe pjesa akademike, edhe pjesa rezidenciale. Ftesa për të gjithë është: bashkëpunim! Studentët do jenë të parët, kanë prioritet. Me të mbaruar 4 konviktet këtu, do të fillojmë 5 konvikte të reja me KFË-në dhe qeverinë gjermane. Pasi të mbarojmë ato, do të fillojmë kampusin e ri”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kërkoi mirëkuptim nga operatorët e autobusëve, që të nisin transferimin drejt terminalit të ri në Lundër, çka shmang trafikun e rënduar që krijohet në Qytetin Studenti.

“Në zonën mes Saukut, pra nga “Dëshmorët e Kombit” deri te rrethrrotullimi i Qytetit Studenti, krijohet shumë trafik, i cili ndoshta do të jetë gjithmonë aty, për faktin se qyteti rritet dhe ka lëvizje, por janë disa segmente të trafikut që mund të lirohen, siç është trafiku që vjen prej autobusëve që vijnë nga rrethet, sidomos nga juglindja. Këtë javë nisim njoftimet e para që autobusët të transferohen në Terminalin e ri në Lundër. Jemi duke punuar edhe me kolegët gjermanë të GIZ-it, për çështjen e mobilitetit, dhe një nga rekomandimet është që të kryejmë sa më shpejt transferimin e terminaleve nga Qyteti Studenti në Lundër dhe nga rruga “Dritan Hoxha” te Kthesa e Kamzës. Kjo ndihmon në uljen e fluksit të trafikut”, sqaroi Veliaj.

Në fund, kreu i Bashkisë tha se infrastruktura moderne në Qytetin Studenti do rrisë vlerën e pronës për gjithë zonën.

Ndërsa, si përgjigje për politikanët që flasin për të ardhurit në Tiranë, Veliaj tha se studentët janë boshti i Tiranës.

“Dikur Qytetit Studenti i referoheshin një oazi me pemë dhe infrastrukturë, por për 30 vitet e fundit nuk ka qenë ky rasti sepse njerëz të lidhur me politikanë të ndryshëm, një herë zaptuan mencën, pastaj lavanderinë, njëri e bëri bingo, tjetri baste. Kurse sot është një realitet tjetër. Kur të thuhet e kam shtëpinë afër Qytetit Studenti, do të shënjohet si një vend i një cilësie të lartë rezidenciale dhe urbanistike. Vertët ca politikanë i bullizojnë dhe thonë ‘jo po këta janë të ardhur’, por studentët janë boshti i Tiranës, çuna e goca që vijnë me zell e energji në Tiranë. Studentët janë të parët që integrohen në qytetin tonë sepse gjejnë menjëherë një vend pune, krijojnë familje – e nisin nga Njësia 2, e më pas në të gjithë Tiranën, japin kontributin e tyre”, përfundoi Veliaj.

Paraardhëse

Lulzim Basha flet për lidhjen familjare me Kosovën

Pasardhëse

Momente romantike mes Luizit dhe Kiarës: Sa ka me zgjatë ajo natë

Pasardhëse

Momente romantike mes Luizit dhe Kiarës: Sa ka me zgjatë ajo natë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.