“Vëllai i Madh” pasi i njohu banorët me tragjedinë që ka ndodhur në Turqi dhe Siri, i ftoi ata të kontribuojnë për të ndihmuar popullin turk.
Ndërkohë, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” nisi të shtunën drejt Turqisë ndihmat e para me materialet më emergjente që iu nevojiten të prekurve nga katastrofa.
“Sot në qendrën e solidaritetit kemi vendosur që kontributi i parë të jetë nga ne duke mbushur një kamion me ndihma me vlerë 55 mijë dollarë. Ndihma konsiston në ato më emergjente siç janë krevatet, batanije që janë edhe ndihmat më emergjente që nevojiten. Do të vazhdojmë që gjatë këtyre ditëve të grumbullojmë ndihma materiale në koordinim më ambasadën turke dhe të bëhemi sa më shumë njerëz që ti bëhemi krah popullit turk. Ato pamje që sot ne shikojmë sot nga Turqia dhe Siria janë një çështje shumë tragjike që i ka ndodhur popullit turk dhe sirian“, u shpreh Arbër Hajdari, Fondacioni Fundjavë Ndryshe.
Grumbullimi dhe dërgimi i ndihmave është bërë në koordinim më ambasadën turke në Shqipëri.
Ambasadori turk Tayar Kagan, shprehu mirënjohjen e tij për popullin shqiptar dhe Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” për gatishmërinë për t’iu gjendur pranë Turqisë në këtë moment të vështirë.
“Dua të falënderoj autoritetet dhe popullin shqiptar që i kanë qëndruar afër popullit turk në këto momente të vështira. sot jemi mbledhur këtu për të nisur ndihmat e para nga Shqipëria për në Turqi. Nën koordinimin e plotë të ambasadës turke në Shqipëri me bashkëpunimin e shoqatës së diplomuarve në Shqipëri dhe Fondacionit Fundjavë Ndryshe kemi bërë të mundur koordinimin e këtyre ndihmave”, Tayyar Kağan, ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri.
Por, mbështetja e Fondacionit Fundjavë Ndryshe nuk ndalet këtu.
Veç ndihmave materiale dhe kontributeve monetare që do të vijojnë të grumbullohen çdo ditë, ai do të dërgojë së shpejti edhe një ekip vullnetarësh për të asistuar ekipet e kërkim-shpëtimit atje.
“Gjithashtu ne jemi duke planifikuar për të dërguar edhe disa vullnetarë të Fundjavë Ndryshe në Turqi për të ndihmuar fizikisht për nxjerrjen e trupave nga rrënojat“, tha Arbër Hajdari, Fondacioni Fundjavë Ndryshe.
Diskutime rreth kësaj post