• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Flitej për revolucion, por u bë një tubim paqësor, Fatos Lubonja analizon protestën: Çfarë prisnin, të merrte Berisha shpatën?

11 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
49
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja, ka analizuar protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha sot përpara kryeministrisë, për të cilën u shpreh se kishte një kontradiktë.

Sipas Lubonjës, kontradikta qëndron në retorikën e ish-kryeministrit Berisha i cili në njërën anë flet për revolucion, ndërsa në anën tjetër zhvillon një protestë shumë paqësore.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lubonja shprehu kritika edhe ndaj demokratëve.

Sipas analistit, ata nuk duhet të zhgënjehen nga Berisha, por nga vetja dhe nga mungesa e reagimit.

Lubonja: “Ngulmoj tek teza që ka një lloj kontradiksioni mes retorikës së Berishës kryesisht, ku në një anë përdoret fjala revolucion, që do të thotë përmbysje me dhunë, dhe mjeteve që po përdoren që janë protestat paqësore. Kontadiksioni është këtu, se revolucion nënkupton një shtet jo demokratik, që nuk funksionojnë elementët që lejojnë ndryshimin paqësor. Këtu dua të ndaloj dhe në një gjë tjetër, që është rënduar në Shqipëri. Prej kohësh për mua këto kanë këtë kontradiktën.

Gjuha e fortë, fjalë të forta, fjalë që po t’i kthesh nga fjalë në gjëra materiale, duket sikur do eliminojmë fizikisht, do t’i zhdukim kundërshtarët. Nga ana tjetër këtyre fjalëve nuk i përgjigjet një situatë njerëzish. Duket sikur njerëzit prisnin që kjo protesta do bënte një gjë të jashtëzakonshme, do digjet kryeministria apo nuk di… E reja aty ishte pikërisht ajo që bëri Berisha më pas, ku duket sikur shkoi dhe shënjoi ato institucione që janë më problematike dhe që duhen goditur nga ky revolucion, që duhet të japin dorëheqjen. Po mirë çfarë presim ne që do bjerë qeveria kështu?

Tani ne kemi një problem që e ka shtuar Rama. Ka qenë një periudhë që këta ndërkombëtarët që shpesh i kemi marrë si arbitër, se protestat bëhen edhe për ata që të shikojnë se çfarë ndodh në vend, ndërhyrja e tyre ka rregulluar çështjet. Tani ndërkombëtarët për fat të keq kanë qenë në krah të qeverisë, dhe ka humbur ai arbitri që mund të luante një rol pozitiv”.

Pyetje: Por a mundet opozita të rrëzojë qeverinë me protesta?

Lubonja: “Unë them që protestat duhen, që të tregojnë se ka një pjesë të popullit që është kundër teje. E dyta, protesta është një presion për institucionet. E treta, ka shumë faktorë që bëjnë të mos mendohet se këtu mund të përmbyset me protesta”.

Sa i takon pjesëmarrjes, Lubonja u shpreh:

“Këto protestat e fundit që kam parë, nga pjesëmarrja është e konsiderueshme, por nga ana tjetër, këta vijnë nga gjithë Shqipëria, janë një moment i aksionit të opozitës. Ndërsa ,ai momenti që pritet dhe vështirë të vijë, është një moment kur derdhet Tirana më shumë, se ta mbush sheshin pa ardhur rrethet, por këta njerëz duket se kanë humbur ndjeshmërinë.

Simpatizantët e Berishës nuk duhet të zhgënjehen nga Berisha, por nga vetja. Pse çfarë presin ata që Berisha të marrë shpatën? Ti pret diçka? Ku e ke ti gatishmërinë që të shkosh?!”, 

Paraardhëse

Martin Leka shpërthen keq ndaj politikanëve: Big Brother e shoh për kokërr të qefit, këta kanë 32 vite që na gënjejnë

Pasardhëse

“O Lul, kthehu se kemi bo shaka”, “Revolucioni” i Sali Berishës kthehet në meme

Pasardhëse

"O Lul, kthehu se kemi bo shaka", "Revolucioni" i Sali Berishës kthehet në meme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.