• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Martin Leka shpërthen keq ndaj politikanëve: Big Brother e shoh për kokërr të qefit, këta kanë 32 vite që na gënjejnë

11 February, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-drejtori i RTSH, Martin Leka, ka bërë një postim lidhur situatën politike në vend, ku ka shpëthyer ndaj politkanëve, teksa shkruan se më mirë sheh “Big Brother”, sesa politikanët që sipas tij na vjedhin dhe gënjejnë për 30 vite.

“Ka tridhjetë e dy vjet që mostra politike na gënjejnë, na vjedhin,  na poshtërojnë. Na shohin në kokërdhok të syrit edhe pas tridhjetë e dy vjetëve e pa u skuqur, pa pikë turpi e pendese, na kërkojnë t’u besojmë ende. Pse? Që të na gënjejnë sërish, të na vjedhin, poshtërojnë… Janë si shkarpat e një gardhi të vjetër që nevojiten vetëm për t’u djegur.

Ikni farë e keqe! Non grata e grata. Mos e përdorni njeriun si cimbidhe! Me të skuqur do ju kthehen një ditë”, shkruan Leka në postimin e tij.

E plotë nga Martin Leka:

“Po. Unë shoh çdo të martë e të shtunë programin televiziv BBV, gjithnjë sipas mundësive që kam. Përkundër “moralistëve” që gjejnë gjithnjë një arsye të pajustifikueshme e të kotë për ta injoruar (edhe pse dinë çdo detaj çfarë ndodh në këtë program), unë kam vetëm një arsye: e ndjek për kokrrën e qejfit tim dhe si një “libër limonadë” para gjumit. Kaq.

Mbaj edhe ndonjë shënim në bllokun e vogël (mos u bëni kuriozë, nuk ka asnjë shifër blloku im i vogël) kur më krijon idenë për ndonjë shkrim. Një ndër shënimet që gjeta aty, ishte dhe kjo: -Më mirë të shohësh BBV2 apo Parlament?!… Tani është radha ti jap përgjigje pyetjes dhe po e bëj pa dilema dhe pa e stërholluar frazën. Më mirë shoh të parën se të dytën. Jo se kanë shumë dallime, por vetëdija shkon në favor të së parës.

Të dyja janë të zhurmshme, të dyja janë të dhunshme, të dyja janë mediokre, të dyja janë cinike, të dyja të rëndomta, të dyja të pakulturuara e të rrënuara për çka i japin konsumit publik.

Por, nëse programi televiziv na nxjerr në dritë terrin e dijeve elementare të VIP-a(e)ve që më tepër janë ca cingërjarë e cingërjare, në politikën reale na shfaqet seriozisht lemeria. Aty ka gjithfarë lloj e soj tipash e “tipeshash”. Ka dallaverexhinj, ka thashethemexhinj, ka shpifësa, ka lustraxhinj, ka kopukë, ka halldupë, ka sharlatanë, ka intrigantë, ka injorantë, ka gënjeshtarë, ka zullumqarë, ka zuzarë, ka kusarë, ka banalë, ka fatalë…

Ka tridhjetë e dy vjet që mostra politike na gënjejnë, na vjedhin, na poshtërojnë. Na shohin në kokërdhok të syrit edhe pas tridhjetë e dy vjetëve e pa u skuqur, pa pikë turpi e pendese, na kërkojnë tu besojmë ende. Pse? Që të na gënjejnë sërish, të na vjedhin, poshtërojnë. Janë si shkarpat e një gardhi të vjetër që nevojiten vetëm për t’u djegur.

Ikni farë e keqe! Non grata e grata. Mos e përdorni njeriun si cimbidhe! Me të skuqur do ju kthehen një ditë!”, shkruan ai.

Paraardhëse

Luizit i nisin dron, Maestro bëhet keq, Tani i kthehet: Më duket erdhi dhe një për ty

Pasardhëse

Flitej për revolucion, por u bë një tubim paqësor, Fatos Lubonja analizon protestën: Çfarë prisnin, të merrte Berisha shpatën?

Pasardhëse

Flitej për revolucion, por u bë një tubim paqësor, Fatos Lubonja analizon protestën: Çfarë prisnin, të merrte Berisha shpatën?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.