• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Bomba e Milaim Zekës: Ky grup i ka marrë miliona euro, kush janë dy biznesmenët dhe politikanët e Kosovës të përfshirë në skandalin e “McGonigal”

26 January, 2023
në Kosovë
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Milaim Zeka, i ftuar në një intervistë televizive, ka zbuluar edhe emrat e dy politikanëve të Kosovës, që ka takuar ish-zyrtari i FBI-së, i arrestuar, Charles McGonigal së bashku me Agron Nezaj.

Zenka është shprehur se këta persona kanë mashtruar ish-drejtues të UÇK-së dhe politikanë të ndryshëm, duke iu marrë miliona euro.

“Boshti i krejt këtij skandali që do të vazhdojë për të dalë në sipërfaqe dhe që ka qenë për disa vite, është loja me disa nga komandantët më të famshëm të UÇK-së, njerëz të hirearkisë më të lartë të Kosovës, biznesmenë të famshëm në Kosovë dhe Shqipëri, që ky grup u ka marrë miliona euro. Janë Bexhet Pacolli dhe Ramush Haradinajt, dy politikanët që ka takuar Agron Nezaj. Por Agron Nezaj ka pasur lidhje shumë të ngushta me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitakun, e ka njohur dhe takuar disa herë ish-ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili kur e kam pyetur se, nga e njeh Agron Nezajn, thotë se e kam njohur nëpërmjet ambasadores Çitaku.

Këta njerëz duke abuzuar dhe duke folur në emrin Jack Smith, u ka marrë njerëzve miliona euro, gjoja se mund të ua heqin akt-akuzat. Unë po them një emër, se sot më pyeti njëri se kush e njeh Haxhi Shalën. Haxhi Shala është deputet i parlamentit të Kosovës, njeriu që ka qenë mbi dy mandate deputet, njihet ‘Komandant Topi’, personalitet shumë i njohur, ai e dëshmon se një miku të tij, pjesëtar i partisë së Haradinajt, ky grup i ka kërkuar 1 mln euro për të ja tërheq aktakuzën.

Burimi im kryesor është njeriu në Bruksel i paraqitur me emrin ‘Florian’ dhe është paraqitur si agjent i CIA-s. Agron Nezaj është prezantuar edhe tek unë, e kam takuar dy herë, si agjent i FBI-së. Unë kur i kam dhënë informacionin një politikani të njohur në Kosovë dhe i thashë se ishte supermashtrues, dhe ai tha jo, e ke gabim.

Ai tha se valixhen e Agron Nezajt nuk guxon askush në aeroport të Shqipërisë dhe të Kosovës, ta hapë. Këta kishin falsifikuar kartat e CIA-s se SHBA, dhe ky kishte paraqitur dokumentet e FBI-së, ai ‘Floriani’, që është nga Drenica që është Faik Imeri, dhe ju thoshte njerëzve që ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Laden dhe arrestimin e Millosheviç”, tha Zeka.

Paraardhëse

Artan Hoxha zbulon lidhjen familjare të Dorian Duçkës me ish-ministren e Ramës: Ka kryer shumë lobingje në territorin e Shqipërisë edhe jashtë saj

Pasardhëse

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Agron Neza i ka dhënë informacione FBI për rastin e Nik Muzin

Pasardhëse

Artan Hoxha zbardh prapaskenat e forta: Agron Neza i ka dhënë informacione FBI për rastin e Nik Muzin

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.