• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Turqishtja futet si provim me detyrim”, zbardhet udhëzimi me datat e testeve të maturës dhe organizimi

25 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
195
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qeveria shqiptare duket se po mbështet çdo nismë të induktuar nga homologia turke, që pas mbylljes së shkollës e kopshtit gylenist këtë fillimviti shkollor.

Por duket se nuk do të mbetet me kaq. Turqia po tenton dhe duket se ia ka arritur qëllimit të fusë gjuhën e saj edhe në shkolla. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për mësimin e turqishtes si gjuhë të huaj të dytë në shkolla, kjo gjuhë ofrohet si alternativë për maturantët si provim me detyrim krahas anglishtes, frëngjishtes, italishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes

Udhëzimi për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetërore, i firmosur në muajin dhjetor është mbajtur për një muaj në sirtar, për t’u bërë publik vetëm një ditë më parë. Ai përmban gjithë procedurën që duhet të ndjekë maturanti deri në dhënien e provimeve, të cilat përmbyllin një cikël shkollimi për të nisur një tjetër. Dokumente të këtij lloji zakonisht ishin të njëjta, me përjashtim të datave, por ajo që vihet re këtë vit është numri i alternativave të gjuhës së huaj, e cila është një ndër tri provimet me detyrim që duhet të japë maturanti për të marrë diplomën e pjekurisë

“Testi i gjuhës së huaj hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë. Lista e gjuhëve të huaja që jepen si provim i detyruar është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z”, citohet në udhëzimin e ministrive të Arsimit dhe Ekonomisë.

Jo pa qëllim përmendet turqishtja në sërën e lëndëve të zhvilluar si gjuhë e huaj e parë, ndërkohë që marrëveshja ndërqeveritare për futjen e kësaj gjuhe në shkolla parashikon zhvillimin e saj si gjuhë e huaj e dytë, pas anglishtes. Diçka e tillë i hap rrugë mundësisë për ta zhvilluar si lëndë me prioritet në shkolla. E gjitha kjo, pa kurrfarë studimi paraprak për përfshirjen e gjuhës turke në shkolla. Përfshirja e gjuhës turke në shkolla është një prej marrëveshjeve mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja u zyrtarizua me VKM thuajse një muaj pas vizitës, që Presidenti Erdogan zhvilloi në Shqipëri në 17 janar të vitit të kaluar. Ndërsa tanimë është shkuar një hap më tej, duke e përfshirë edhe në Maturën Shtetërore. Cikli i provimeve do të përmbyllet brenda tri javëve të para të muajit qershor, duke nisur nga data 1 me gjuhën e huaj, ku maturantët do të përzgjedhin midis gjashtë mundësive, më tej gjuha shqipe, matematika dhe në 19 qershor provimi i lëndës me zgjedhje.

Paraardhëse

Lidhja me Luizin, habit miku i Kiarës: E shoh të lumtur, i ka treguar shumë mirë vlerat e saj

Pasardhëse

Vuçiç: Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë

Pasardhëse

Vuçiç: Do të luftoj për Kosovën dhe Serbinë tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.