Në komisionin e Ekonomisë po shqyrtohet ditën e sotme, akti normativ për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e vitit 2022, në kuadër të Pakos së Madhe, e cila u miratua nga qeveria, për t’i qëndruar pranë të gjitha kategorive të shoqërisë dhe për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.
Në këtë komision nuk kanë munguar as debetatet nga ana e opozitës, por dhe nga pala socialiste. Deputeti, Erion Braçe, ka kërkuar që në komision të ishte prezente edhe Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, për ta pyetur se pse në ” Pakon e Madhe” të qeverisë nuk janë përfshirë bujqit.
“Ministrja duhet të ishte këtu patjetër. Dua të di pse nuk u dha asnjë ndihmë për bujqësinë”, tha Braçe.
E pranishme në Komision, ishte zv.ministrja e Financave Adela Xhemali, e cila prezantoi Pakon e Madhe.
“695 000 pensionistë, nënat kryefamiljare, paraplegjikët, aftësia e kufizuar, invalidët e punës dhe punonjësit e shtetit. Kjo do ta bëjë më të përballueshme situatën. 7.8 mld lekë në fondin rezervë për këtë qëllim. 1.5 mld lekë rritje të të ardhurave. 8 000 lekë për çdo pensionist. 8 000 lekë për ndihmën ekonomike, invalid pune, aftësi e kufizuar.8 000 punonjësit buxhetor 1.1 mld lekë”, tha ajo.
Debati:
Braçe: “Është urgjente të jetë ministrja”.
Shalsi: “Kishte dy urgjenca”.
Braçe: “Për çfarë kjo kështu, ndryshon buxheti nuk vjen ministrja”.
Denaj: “Nevoja për ministren e kuptojmë rëndësinë, është një akt normative rutinë i fundit të vitit dhe plotëson ato nevoja, ku ka më shumë kërkesë. Kjo e sotmja është proces rutinë. Unë mendoj se ka gjithë përfaqësimin e duhur nga Ministria e Financave dhe vijojmë më tej”.
Braçe: “S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij. Akti normative pako e madhe”.
Tabaku: “Ti si profesioniste duhet të thoshte kur ndryshon buxheti katër ditë. Unë kam një listë me pyetje për ministren. Z. Kryetarë në seancën e fundit të aktit normative kishim një listë me pyetje për ministren, transferim kapitali tek koorporata investimeve dhe priste procesin normal të buxhetimit. Unë kam nisur shkresa zyrtare për ministren, por më erdhi një meme, si hartim letërsie për transferimin e kapitalit. A ka nevojë pyeta ministren për ndryshime të tjera? Jo, u shpreh ministjra. Nuk ka më hapësirë tha ministjra. Më datë 30 u ndryshua sërish buxheti. Është hera e parë që do dilte ministrja për arrestimin e nënpunësit më të lartë të arrestuar dhe që është përpara drejtësisë dhe ministrja duhet të japi përgjigje. Buxhetin fillestar të miratuar vjet u bë leckë. E spostojmë në 12:00 seancën”.
Braçe: “Është urgjente të jetë ministrja”.
Shalsi: “Pritëm 20 minuta që të nismin mbledhjen. Tani e kuptova për çfarë e doni mbledhjen, ta dija që do vinit këtu sot do e kisha menaxhuar ndryshe mbledhjen. E Kuptova, ku e keni hallin, por ne jemi për aktin këtu. Po u them shërbimeve të kuvendit, që për shkak të debateve të mëpërashme të programojmë një seancë dëgjimore me ministren për të dalë dhe jashtë aktit normativ”.
Denaj: “Nevoja për ministren e kuptojmë rëndësinë, është një akt normative rutinë i fundit të vitit dhe plotëson ato nevoja, ku ka më shumë kërkesë. Kjo e sotmja është proces rutinë. Unë mendoj se ka gjithë përfaqësimin e duhur nga Ministria e Financave dhe vijojmë më tej”.
Braçe: “S’ka njëri këtu të ketë problem me paketën e madhe përkundrejt shtresave në nevojë. E di kush është meraku im, që para 20 ditëve kemi miratuar këtë aktin tjetër. Ky akti tjetër, 4 ditë para sesa të mbyllej viti. Edhe unë dhe kolegë të tjerë kemi ngritur shqetësimin për ekzekutimin e buxhetit dhe realizimit si dhe parashikimit të tij”.
Diskutime rreth kësaj post